Lajme

Studimi: Mishi i përpunuar dhe mishi i kuq, rrisin rrezikun e prekjes nga kanceri. Por jo të gjithë shkencëtarët bien dakord

Postuar në 26 Tetor, 2015 14:51

Mishi i përpunuar dhe me gjasë edhe mishi i kuq përbëjnë rrezik për t’u prekur nga kanceri. Pas gati 2 milionë vjetësh(koha e deritanishme për ekzistencën e njeriut) konsumi, kur jetëgjatësia është rritur më shumë se asnjëherë tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë publikon zbulimin “shqetësues”. Bëhet fjalë jo vetëm për sallamrat, por edhe për mishin e kuq. Për mishin e përpunuar ekspozimi lidhet me elementët shtesë që hidhen, që janë gati 1000 e që dyshohet se kanë përmbajtje kancerogjene.

Raporti i OKB-së: 39% e femrave shqiptare nuk përfitojnë pension

Postuar në 26 Tetor, 2015 14:26

Një raport i Kombeve të Bashkuara që trajton Progresin e Femrave për vitet 2015-2016 zbardh një fakt të rëndësishëm për Shqipërinë.  Ky fakt ka të bëjë me trajtimin me pension që i vendos femrat shqiptare në pozicion të diskriminuar, për shkak edhe të pjesëmarrjes së tyre më të ulët se burrat në tregun e punës. “Hendeku mes gjinive në përfitimin e pensionit ekziston edhe në vendin tonë, ku sipas të dhënave të raportit, 39 % e grave shqiptare nuk përfitojnë pension.

Kufiri Lindje – Perëndim po hiqet sërish në Ballkan

Postuar në 26 Tetor, 2015 14:16

Protesta në Mal të Zi po vështrohen përherë e  më shumë si një përplasje gjeopolitike mes dy rrymave që sundojnë shoqërinë e fqinjit tonë verior. Në një shkrim të Deutsche Welles nënvizohet pikërisht ky element që e vendos aspektin social dhe ekonomik të tyre në plan të dytë. “Një sërë aferash, arrogancë dhe “një hajdutëri e shëmtuar” e kanë dobësuar qeverinë mendon shkrimtari i njohur malazez Andrej Nikolaidis. Por protestat aktuale ai i sheh, ashtu si Djukanoviçi, si një përpjekje për të dështuar anëtarësimin. “Anëtarësimi në NATO do të thoshte dalje nga influenca serbe dhe ruse.

Transparenca e "transparenca.al"

Postuar në 25 Tetor, 2015 17:27

Këtu është vendimi për makinat: http://www.reporter.al/wp-content/uploads/Vendim-i-KM_246_19.03.2015.doc
Këtu: http://transparenca.al/category/post/Transparenca/33/pr-tenderin-e-makin..., përgjigja e transparenca.al, që jep një interpretim që tani rezulton i gënjeshtërt.

Qenkan 44, jo 29 makina për "personalitetet". Thjesht VKM-ja nuk u publikua*

Postuar në 25 Tetor, 2015 17:18

Qeveria shqiptare ka ndër mend të blejë 44 makina me qira financiare përmes një procedure prokurimi sekrete të organizuar nga Garda e Republikës. Një vendim i qeverisë i 19 marsit 2015, i cili nuk u publikua në faqen e qeverisë kryeministria.al në atë kohë, urdhëron të gjitha institucionet shtetërore të dorëzojnë te Garda e Republikës fondet që kanë në dispozicion për makinat e titullarëve si dhe ngarkon gardën të kryejë procedurat e prokurimit të mjeteve të reja. (kliko këtu për të lexuar vendimin e qeverisë).

“Impulse të reja? Emrat nuk janë më të rëndësishëm”

Postuar në 25 Tetor, 2015 16:54

Ilir Meta i ka dhënë një intervistë gazetës “Illyria” dhe radio “Kosova”. Me një lloj interesi paraqitet deklarata e Metës për marrëdhëniet brenda koalicionit dhe kërkesa e tij për ndryshime në qeveri. Meqenëse pazari i Bllokut ka ecur jo keq, Meta ka menduar të bëjë një lloj tërheqje. Thotë kreu i LSI-së: “Kjo është një marrëdhënie e vazhdueshme, e përditshme. E rëndësishme është që drejtimet kryesore strategjike janë të dakordësuara. Çdo debat i ditës nuk konteston dhe nuk vë në pikëpyetje këto raporte, nuk vë në pikëpyetje këtë koalicion.

Rrëfim i Dritan Zaganit për Corriere Della Sera: Janë paguar vrasës shqiptarë të më eleminojnë fizikisht

Postuar në 25 Tetor, 2015 13:27

Dritan Zagani, ish-shefi antidrogës së Fierit strehohet në një vend sekret në Zvicër ku dhe ka kërkuar azil politik. Corriere Della Sera e ka intervistuar duke e pyetur për arsyet e largimit nga Italia ku ai qëndroi disa muaj pas ikjes nga Shqipëria. Zagani thotë se ndihej I kërcënuar me jetë nga vrasës shqiptarë të paguar.

A duhet paguar më për këtë shtet? Një moment kriminal i ligjit të pensioneve

Postuar në 25 Tetor, 2015 13:26

Shumë propagandë u bë për ligjin e ri të pensioneve. U tha se do të marrin të gjithë në funksion të kontributit, ndonëse për çdo vit që kalon shtohet me një muaj kriteri i vjetërsisë. Por kjo e pensioneve ka probleme shumë serioze, të tilla që e vënë qytetarin në raporte poshtëruese me shtetin.

"Gabuam në luftën e Irakut. ISIS, deri diku pasojë e saj”

Postuar në 25 Tetor, 2015 12:57

Ajo që mediat perëndimore e kanë thënë prej kohësh u pranu më në fund puboikisht nga një prej protagonistëve të luftës në Irak. Ish-kryeministri britanik, Tony BlAir, ka kërkuar falje gjatë një interviste për CNN, duke pranuar se angazhimit ushtarak në Irak në vitin 2003 i ka munguar tërësisht vlerësimi strategjik. “Unë kërkoj falje për faktin se të dhënat e shërbimeve sekrete që morëm ishin të gabuara. Unë gjithashtu kërkoj falje për disa nga gabimet në planifikim dhe sigurisht, gabimi ynë në të kuptuarit e asaj që do të pasonte nëse ne rrëzonim regjimin e Sadam Huseinit”, tha Blair.

S’mund të aspirosh Europën kur e mbush me azilkërkues

Postuar në 25 Tetor, 2015 11:13

Tendenca për ta prezantuar Shqipërinë si një vend në dyert e Europës vetëm sa ekspozon vendin dhe qeverinë pasi në kushtet kur renditemi të parët për numrin e azilkërkuesve pas Sirisë, çdo diskutim është i tepërt. Eupopianët mundohen ta thonë në mënyrë sa më elegante sa për sa kohë eksportojmë azilëantë nuk kemi shance të përfitojmë nga politikat e Zgjerimit. Zv/kryetar i komisionit të punëve të jashtme në PE, Andrej Plenkovic thotë se kriza e emigrantëve do të jetë me pasoja për të ardhmen e Europës.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme