Shqipëria ra 29 vende për klimën e biznesit. Ministri: E prisnim. Pasojë e reformave agresive
Banka Botërore publikoi sot raporton e vet në të cilin Shqipëria ka humbur 29 vende në klimën e të bërit biznes. Por në vend të analizës dhe vlerësimit të kësaj situateër atë që paraqet, ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka deklaruar se kjo ishte një gjë që qeveria e kishte parashikuar. Madje rënia, sipas tij ka ardhur pikërisht sipas reformave thelbësore dhe agresive të qeverisë. “Për t’i dhënë një përgjigje atyre që e kanë quajtur këtë vlerësim si ‘goditje’, apo atyre që e duan Shqipërinë të fundit në rajon sa i takon konkurueshmërisë, dua t’u them se ekonomia shqiptare ka hyrë në një rrugë reformash agresive që shkojnë në thelb të ekonomisë tek produktiviteti dhe konkurueshmëria. BB-ja publikoi raportin “Doing Business”, ku Shqipëria renditet në vendin e 97 mes 189 vendeve. Për klimën e të bërit biznes, vitin e kaluar Shqipëria renditej në vendin e 62. Kjo renditje ndikohet nga 2 indikatorë: dhënia e lejeve të ndërtimit dhe marrja e certifikatës së pronësisë dhe pagesa e taksave. Kjo renditje pritej nga qeveria jonë, për shkak të zhvillimeve të lidhura me këta indikatorë. Me reformën territoriale, është marrë vendimi për pezullimin e përkohshëm të lejeve të ndërtimit. Kjo është bërë për disiplinimin e ndërtimeve dhe për planifikimin e zhvillimit urban. Shqipëria nuk ka humbur vende në raport me vetveten”, tha Ahmetaj.
Add new comment