Lajme

Intervistë e organizatorit të masakrës së Parisit. Abdel Hamid Abaaoud, lumë urrejtje për kryqëtarët

Postuar në 18 Nëntor, 2015 10:04

Organizatori i masakrës së Parisit, Abdel Hamid Abaaoud ndonëse një nga terroristët e betuar kundër perëndimit, nuk ka nguruar të jetë edhe një personazh mediatik për mediat e Shtetit Islamik. Ai ka dhënë një intervistë për revistën e ISIS “Dabiq” pas dështimit të një sulmi në Belgjikë, ku u vranë dy xhihadistë.

Dabiq: Përse shkove në Belgjikë?

Dritan Hila: “Atelier 4” e Alban Eftimiut dhe një plan i pështirë për të copëtuar Jugun e Shqipërisë

Postuar në 18 Nëntor, 2015 01:20

Ish - zv.ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila, shkruan sot në profilin e vet në Facebook për një akt “dhurimi” që ministrja e Turizmit, Eglantina Gjermeni, ka bërë për planin e rrgullimit të Bregdetit, siç e quan Hila. Hila thotë se akti në vetvete, në kushtet kur sipas tij, studio e paracaktuiar “Atelier4”, me pronar Alban Eftimiu, vetëm për vitin 2015 ka marrë nga shteti shqiptar projekte me vlerë 8 milionë dollarë, mban era korrupsion. “Ministrja Eglantina Gjermeni ka firmosur qe planin per rregullimin e bregdetit te Shqiperise se Jugut, e ben nje studio qe quhet "Atelier 4".

Femrat nudo nuk tërheqin më. Pas “Play Boy”, mbyllen “FHM” dhe “Zoo”

Postuar në 18 Nëntor, 2015 00:52

Pas “Play Boy”  që pezulloi publikimin e fotove nudo, edhe dy revista të tjera të njohura për femrat gjysmë nudo që publikonin në kopertinë, do të mbyllen. “FHM” dhe “Zoo”, poseduar nga Bauer Media, do të mbyllen. Lajmi është bërë i ditur nga drejtuesit, duke përforcuar kështu një prirje në këtë sektor: nudo aktualisht nuk shet dhe ndoshta as tërheq. Ndoshta interneti dhe masivizimi i femrave në rrjetet sociale ka bërë që revista të posaçme që i kushtoheshin nudos të dalin nga xhirua. 

Videolajm/Marsejeza bashkon në Uembli

Postuar në 17 Nëntor, 2015 23:50

Surena III – roboti iranian

Postuar në 17 Nëntor, 2015 22:46

Surena III është roboti humanoid i zhvilluar nga kërkuesit në Universitetin e Teheranit. Ai është 1 90 cm i gjatë, ecën 0.7 km/orë dhe manovron edhe në shkallë. Surena njeh edhe fytyrat të cilat i identifikon. Një arritje e vërtetë e Iranit që krahas vendeve të tjera po ecën me shpejtësi në këto fusha që dikur konsideroheshin domen i vetëm dy – tri shteteve.

Opsioni i ndërhyrjes tokësore ndaj ISIS

Postuar në 17 Nëntor, 2015 19:19

Franca është në luftë me Shtetin Islamik që pas goditjeve në Paris. Një akt kundërvënieje që i provon botës se Perëndimi është strukur në shtëpinë e vet dhe e rezervon forcën vetëm për aksione shpaguese. Megjithatë sulmet në Paris duket të kenë vënë në lëvizjes këmbana të  tjera. Po hyn në lojë skenari i trupave tokësore, çka dëshmon se strategjia e sulmeve ajrore në Kosovë dhe në Libi, nuk funksionon. Në një opinion të vetin në “The Washington Post”, ish-ambasadori amerikan në Tiranë, aktualisht zv.këshilltar për Sigurinë në administratën Obama, James F.

“Emiljano Shullazi dhe Arben Frroku kanë bërë krime dhe lëvizin të lirë”. Një mesazh për Tahirin?

Postuar në 17 Nëntor, 2015 16:53

Ambasadori amerikan në Tiranë është prononcuar sot gjatë një takimi për reformën në Drejtësi, zhvilluar në Ministrinë e Drejtësisë. Donald Lu ka përmendur emra të njohur të cilët edhe pse akuzohen për shumëçka, lëvizin të lirë:  “Persona të rrezikshëm që kanë bërë krime lëvizin të lirë, si Arben Frroku, Emiliano Shullazi, Sokol Mjacaj që u lirua kur vrau për herë të parë. Personat që i tremben reformës janë kriminelë”, tha Lu.

Keqkuptimi i vazhdueshëm me anëtarësimin e Shqipërisë në Konferencën Islamike

Postuar në 17 Nëntor, 2015 16:38

Luan Rama, studiues dhe ish-ambasador i Shqipërisë në Francë, i ka dhënë një intervistë gazetës “Dita” e cila përqendrohet në sulmet e Parisit dhe rresiku nga terrorizmi. Rama flet edhe për rrezikun xhihadist në Shqipëri, një vend me shumë besime, por ku dominon shumica myslimane. Sipas Ramës, fara e xhihadizmit në vendin tonë është mbjellë me anëtarësimin e Shqipërisë në Konferencën Islamike.

Videolajm/Mbledhje e tensionuar në Komisionin e Sigurisë

Postuar në 17 Nëntor, 2015 14:06

Rama, furtunë 2 minutëshe në dogana, shkarkon drejtorët e “dobët”

Postuar në 17 Nëntor, 2015 13:49

Zemërimin për performancën e dobët në dogana, që i ka kushtuar buxhetit të shtetit rreth 150 milionë euro, kryeministri Rama e ka zbrazur tek drejtorët e Departamenteve dhe të Drejtorive në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Lapsi .al raporton se mëngjesin e sotëm, në një mbledhje që nuk ka zgjatur më shumë se 2 minuta ai i shkarkoi personalisht nga detyra të gjithë drejtuesit.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme