Lajme

Zyrtarisht i vdekur Abdelhamid Abaaoud

Postuar në 19 Nëntor, 2015 14:16

Prokuroria e Parisit konfirmoi se terroristi Abdelhamid Abaaoud është vrarë. Trupi i tij është ai i terroristit të qëlluar me snajper në operacionin që u zhvillua të mërkurën në Saint-Denis, në veri të Parisit. Abaaoud konsiderohet si organizatori i sulmeve terroriste të së premtes së 13 nëntorit, në Paris, në të cilët u vranë 129 persona dhe u plagosën 350 të tjerë. Ai ishte shtetas belg dhe kishte lidhje direkte me drejtuesit e ISIS.

Apologjia e sinqertë e socialistit Pandeli (Video)

Postuar në 19 Nëntor, 2015 14:07

Në kundërpërgjigje të deklaratave të ish-kryeministrit Berisha për lidhje të ministrave dhe qeverisë me eksponentë të krimit, një tjetër ish-kryeministër socialist si Pandeli Majko ka bërë një lloj apologjie për situatën në sistemin e drejtësisë, duke i faturuar përgjegjësi të gjithë klasës politike, madje duke bërë edhe krahasime me të kaluarën si një tregues se ku e kanë katandisur vendin ai dhe të tjerët që për 25 vjet kanë qeverisur këtë milet.

Fundi i antibiotikëve

Postuar në 19 Nëntor, 2015 13:45

Ka vite që paralajmërohet dhe dita ka ardhur. “Magjia” e antibiotikëve ka marrë fund, pasi siç bëhet e ditur, aktualisht nuk ka më një antibiotik, ndaj të cilit bakteret të mos shfaqin rezistencë. Një zbulim i bërë nga kërkuesit në Kinë, i vë vulën frikës së shprehur deri më tani, e që në fund të vitit të kaluar detyroi edhe presidentin amerikan Barack Obama dhe kryeministrin britanik, David Cameron, ta cilësonin imunitetin e fituar të baktereve ndaj antibiotikëve si një nga kërcënimet më serioze për njeriun.

Tjetër “dhuratë” për Shullazin nga Drejtësia. Pushohen hetimet për kërcënimet ndaj Bashës

Postuar në 19 Nëntor, 2015 11:11

Emri i tij u përfol së fundmi nga ambasadori amerikan Donald Lu, si person që shijon lirinë pasvarësisht se është i akuzuar për disa vepra kriminale. Emiljano Shullazi mori një tjetër dhuratë nga drejtësia nëse mund të quhet kështu pushimi i çështjes në ngarkim të tij për kërcënim ndaj kryetarit të opozitës, Lulzim Basha.

Evazioni në tregëtinë e celulareve, vetëm për 2014 dëmi 7.5 mln euro

Postuar në 19 Nëntor, 2015 10:45

Humbjet në tregun e aparateve celulare për vitin 2014 u përllogaritën së paku në 7.5 milionë euro.  Monitor thotë se për këtë periudhë janë zhdoganuar rreth 140 mijë aparate celulare dhe po gjatë këtij viti, janë aktivizuar rreth 1 milion numra në sistemin e telefonisë së lëvizshme tek të katër operatorët së bashku.

Në një raport të Ministrisë së Financave  që shoqëron projektbuxhetin e vitit 2016 thuhet se, nëse çmimi mesatar i një aparati vërtitet sot tek rreth 15 mijë lekë për njësi, shuma e TVSh-së së munguar për copë përllogaritet në 3 mijë lekë.

Daily Mail: Shqyrtohet përjashtimi nga Shengeni për Greqinë, Italinë dhe Spanjën

Postuar në 19 Nëntor, 2015 10:23

Shtetet e Europës Perëndimore po shqyrtojnë përjashtimin e Greqisë, Italisë dhe Spanjës nga zona Shengen. Plani që konsiderohet si radikal, synon mbrojtjen e tyre nga rreziku i sulmeve terroriste, ndërlidhur me kulmimin e krizës së refugjatëve.Sipas gazetës britanike Daily Mail, ideja ka mbështetjen e Belgjikës, Francës, Gjermanisë, Luksemburgut dhe Holandës. Ato synojnë të rikonturojnë zonën e qarkullimit të lirë dhe krijimin e një “mini-Shengeni”, me rregulla shumë të rrepta kontrolli.

Punonjës të “Rapiscan” dyshohet se lejuan kalimin e kamionit me 1.6 ton drogë

Postuar në 19 Nëntor, 2015 10:16

Kalimi i 1.6 tonë drogë nga Porti I Durrësit në atë të Barit dyshohet se është bërë me ndihmën e punonjësve të kompanisë së skanimit  ”Rapiscan  S 2 Albania” që merret me skanimin e automjeteve në Portin e Durrësit

Sipas policisë nga veprimet e para hetimore rezultoi se para se të kalontenë Portin e Durrësit, mjeti ishte skanuar nga Shoqëria”Rapiscan  S 2 Albania”, por punonjësit nuk kanë bërë asnjë lloj sinjalizimi , edhe pse gjatë skanimit është vërejtuar qartë që në mjetin me targa AA 292 JY dhe rimorkion  me targa ACR  715 ka patur dy lloje ngarkesash.

Video, momenti i sulmit ne restorantin e Parisit

Postuar në 19 Nëntor, 2015 09:25

Daily Mail publikon videon e sulmit në një prej restoranteve të Parisit të premten e 13 Nëntorit. Personi që mban një armë kallashinokov besohet se është Salah Abdelsalah, pjesë e celulës xhihadiste të Molenbekut.

 

SHBA, 5 mln dollarë për kreun e rekrutimeve të ISIS

Postuar në 19 Nëntor, 2015 08:59

Shtetet e Bashkuara vendosën shifrën prej 5 milionë dollarësh për çdo informacion që do të çonte në kapjen e Abu Muhamad Al Shimali, i njohur ndryshe si njeriu që nxit rekrutimet në Europë, apo në vende të tjerë për llogari të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, 36 vjecari saudit është përgjegjes i Komitetit të Logjistikës dhe Emigracionit, me fokus rekrutimin e vullnetarëve të huaj dhe garantimin e udhëtimit të tyre në Irak dhe Siri. Ai njihet ndryshe si Tirad Al Xharba.

Video/Rusët godasin një konvoj me 500 kamionë me naftë të ISIS

Postuar në 19 Nëntor, 2015 01:07

Një video e publikuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes tregon sulmin ajror mbi një konvoj të ISIS, përbërë prej 500 kamionash me naftë që do kalonin nga Siria në Irak. Siç mund të shihet ISIS provon kështu kapacitete logjistike të mëdha, pavarësisht goditjeve ushtarake që kanë nisur prej disa kohësh.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme