Lajme
Leze e Preng Frroku i shkruajnë ambasadorit Lu: Po na zhgënjen, informohu para se të flasësh
Deklarata e ambasadorit amerikan se Arben Frroku u lejua të ikte nga Shqipëria, ndërsa po gjykohej për vrasjen e Dritan Lamajt ka lënë të zhgënjyer prindërit e Frrokut. Preng e Leze Frroku i kanë shkruajtur një letër diplomatit të Shteteve të Bashkuara duke i quajtur deklaratat e tij të nxituara.
Tsipras drejt vetmisë së madhe, thjesht po shton borxhin e Greqisë
Parlamenti grek ka miratuar të enjten në mbremje paketën e masave të reja, duke bërë hapin vendimtar për marrjen e financimeve të tjera nga kreditorët. Masat u votuan me 153 vota ”pro” dhe 137 “kundër”.
Holanda, "parajsa" e re për shqiptarët. Rekord kërkesash për azil
Azilkërkuesit shqiptar në Hollandë jane gjithmonë në rritjë. Sipas zyres se migracionit në Holandë IND, në muajn tetor plot 286 shetas shqiptar kërkuan azil. Raporti thekson se në dhjete muajt e parë të vitit 717 persona kërkuan azil në Holandë. Kjo bën që azilkërkuesit shqiptar të thyejnë një tjetër rekord në ketë shtet, pasi numri i tyrë është me i lartë sesa kërkesat në periudhën 2001-2014. Konkretisht në keta 14 vitë 595 shetas shqiptar kërkuan azil në Holandë.
Një foshnje në dyert e morgut(foto+18)
Në disa media po qarkullon kjo foto e një foshnjeje 1 muajshe, që është gjetur e vdekur dje në mbrëmje në Unazën e Re. Fotoja në fakt është bërë në QSUT dhe është lënë në disa karrige për 2 orë, përpara se të merrej nga punonjësit e morgut. Ka qenë një qytetar që ka raportuar ngjarjen dhe ka shkrepur fotot. Nuk ka një sqarim nga Ministria e Shëndetësisë, por në vetvete ky është një skandal që i shtohet aktit të braktisjes së një foshnjeje.
Kriminalizimi i shpifjes, qeveria konsulton praktikat europiane dhe sanksionet në to
Para disa ditësh bëri bujë të madhe propozimi i qeverisë për ligjin e shpifjes, sipas të cilit do të përfshihej edhe media si subjekt në kriminalizimin e shpifjes. Një apo dy ditë më pas kryeministri u tërhoq, duke deklaruar se nuk bëhej fjalë për mediat, por vetëm për ata persona që shpifin ndërkohë që mbajnë një detyrë publike. Mirëpo është e qartë se ligji për shpifjen, një akt ky që nëse dënohet si i tillë nuk ka pse të përjashjtojë subjektet, pasi para ligjit janë të gjithë të barabartë, do të jetë tërësor.
Kërcënohet me jetë Venigjar Begaj, biznesmeni që denoncoi aferën e matësave të energjisë
Denoncoi aferën milionëshe të matësave të energjisë, e bashkë me të edhe faktin se nga serveri i tatimeve ishte fshirë edhe detyrimi që CEZ i kishte kompanisë së tij dhe përfundon i kërcënuar me jetë. ABCNEWS raporton se biznesmeni Venigjar Begaj ka bërë kallëzim dhe ka kërkuar mbrojtje nga policia, pasi në celularin e tij kanë mbërritur kërcënime me jetë.
Kujt i duhet ky lloj futbolli?
Video e mëposhtme paraqet një përballje mes Tërbunit dhe Bylis, përfunduar me rezulatin 4:2. Kronika përcjell një ndeshje, që për nga mënyra e realizimit ngrejnë dyshime të mëdha për korrektesën e ndeshjes.
Zbulohet në Botsvana diamanti më i madh në 100 vitet e fundit
Një diamant 1.111 karat është zbuluar nga Lucara Diamond Corp. në Botsvana në Afrikë. Diamanti është i dyti pas diamantit Cullinan që ndodhet në posedim nga kurora britanike dhe është diçka më i vogël se një top tenisi, por konsiderohet më i madhi i zbuluar këto 100 vjet. Diamanti u zbulua në minierat e Karowe në Botsvanën qendrore.
http://www.bloomberg.com/news/articles/2015-11-19/biggest-diamond-in-mor...
Për herë të parë/Fotografohet lindja e planeteve të rinj(video)
Shkencëtarët kanë fotografuar për herë të parë krijimin e planeteve që orbitojnë rreth një ylli. Fotografia është marrë në një eksoplanet që orbiton rreth yllit të quajtur LKCa 15 e që ndodhet 450 vjet dritë larg Tokës.
Një luftë që nuk diskriminon/Dy varre me 80 trupa femrash yazidi të therura, zbulohen në Irak
Historia e pasojave të luftës që Shteti Islamik ka prodhuar në këto vite të përgjakshme për Sirinë, ndoshta do të shkruhet vetëm përmes asaj që do të quhej arkeologjia e vdekjes. Përveç episodeve makabre të publikuara posaçërisht, krime të heshtura zbulohen së fundmi, duke i dhënë betejës së ISIS një përmasë absurdi. Mediat raportojnë se në Irak, konkretisht në Sinjar, janë zbuluar dy varre masive me trupa të grave yazide të therura nga militantë të Shtetit Islamik. Bëhet fjalë për 80 trupa të cilat janë therur për t’u varrosur në varre të përbashkëta.