Lajme

Jetojmë në Tiranë/Ka nisur të shitet hapësira shumë shtrenjtë. Kundrejt...kënaqësisë që na qeverisin më të mirët

Postuar në 26 Shkurt, 2016 13:51

Shqiptarët  do të duhet ndoshta të mësohen se jetojnë në një vend ku duhet të paguash për hapësirën që zë. Dhe këto para t’i japësh Bashkisë që drejtohet sipas rastit nga Erjoni, Vangjushi, Qazimi , apo ndonjë të ngjashmi kundrejt një shërbimi të vetëm: Jep paratë dhe mbylle gojën.

Pacolli zbulon projektin për kompleks turistik në Divjakë

Postuar në 26 Shkurt, 2016 13:39

Biznesmeni nga Kosova Behgjet Pacolli duket se ka përfituar një leje nga qeveria shqiptare për të ndërtuar nja kompleks turistik në zonën e Divjakës, e cila është park kombëtar. Të dhënat bëhen të ditura në faqen e kompanisë “Mabetex”, që posedohet nga Pacolli e cila shkruan se projekti do të ofrojë mundësi zhvillimi dhe punësimi për banorët e zonës, por do të jetë një pikë referimi edhe për Shqipërinë. Nga skicat dhe pamjet e projektit duket se synohet një kompleks me standarde të larta, ndonëse një pikë që pritet të debatohet është vendndodhja e tij në një zonë që është park. 

600 milionë euro kredi e pakthyeshme, qeveria me plan veprimi për ristrukturimin ose falimentin e 35 kompanive të mëdha

Postuar në 26 Shkurt, 2016 13:27

Qeveria shqiptare në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë do të ketë në fund të muajit mars një plan veprimi për 35 korporatat të cilat bartin 65% të kredive me probleme. Qeveria ka bërë të ditur para FMN-së se plani parashikon ristrukturim ose falimentim. “Me asistencën teknike të Bankës Botërore dhe FMN-së, Ministria e Drejtësisë do të paraqesë ligjin e ri falimentimit në parlament deri në fund të qershorit 2016. Ai do të përfshijë praktikat më të mira ndërkombëtare, me të cilin do të lejojë miratim të përshpejtuar të riorganizimit të planeve.

E vërteta për mbledhjen elektronike të TVSH-së. Rama: Sistemi sot ka probleme

Postuar në 26 Shkurt, 2016 13:20

Në intervistën për Top Story kryeministri Rama ka folur edhe për partneritetin publik privat në administrimin e TVSH-së, duke pranuar se sistemi akual ka shumë probleme me raportimin e të dhënave on-lin.

“Kundër fashizmit në pushtet duhen të gjitha mjetet, edhe dhuna nëse është nevoja”

Postuar në 26 Shkurt, 2016 13:17

Fatos Lubonja i është kthyer me një shkrim te “Panorama” analizës së pushtetit të socialistëve dhe mënyrës  sesi e ushtron atë Edi Rama. Pasojat e tij në hapësirën publike, ku Lubonja sheh një instrumentalizim të politikës nga disa oligarkë që po e kthejnë Shqipërinë në një vend të pajetueshëm. Risia e Lubonjës në shkrimin e sotshëm është thirrja për t’iu kundërvënë këtij pushteti me çdo mjet, edhe me dhunë. “Kundër këtij fashizmi duhen përdorur të gjitha mjetet. Dhunës së tij i duhet përgjigjur edhe me dhunë nëse është nevoja.

"Në Parlament ka më shumë kriminelë sesa vezë"

Postuar në 26 Shkurt, 2016 03:48

Spiunazhi elektronik/Brazili paralajmëron realizimin e një kabëlli nënujor për lidhje me Europën. Projekti kushton 250 milionë$ dhe shmang SHBA-të

Postuar në 25 Shkurt, 2016 23:32

Ndërkohë që në SHBA, kompania Apple po zhvillon një betejë ligjore me FBI-në për të shmangur dekodimin e një aparati që qëllime hetimore, një lajm tjetër që vjen nga jashtë, e përforcon më shumë pasigurinë që ka krijuar komunikimi elektronik. Brazili ka ndërmend të vendosë në punë një kabëll nënujor për komunikime elektrornik me Europën, i cili shmang SHBA-të. Kabëlli do të kushtojë 250 milionë dollarë dhe do të financohet nga komercializimi i tij, pra nga përdorimi i të interesuarve.

Kërcënimi “pa bereqet” i Ramës për Berishën dhe Bashën

Postuar në 25 Shkurt, 2016 22:59

Në emisionin Top Story i ftuar për të komentuar ngjarjet e fundit në parlament kryeministri Rama deklaroi se po të kishte nën kontroll Gjykatat e vendit, Lulzim Basha dhe Sali Berisha do të ishin para drejtësisë për 21 Janarin. Një deklaratë që bëhet në një kontekst politik të ngarkuar nga tensioni që opozita po krijojn në parlament dhe presioni amerikan për të votuar reformën në drejtësi.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme