Spiunazhi elektronik/Brazili paralajmëron realizimin e një kabëlli nënujor për lidhje me Europën. Projekti kushton 250 milionë$ dhe shmang SHBA-të
Ndërkohë që në SHBA, kompania Apple po zhvillon një betejë ligjore me FBI-në për të shmangur dekodimin e një aparati që qëllime hetimore, një lajm tjetër që vjen nga jashtë, e përforcon më shumë pasigurinë që ka krijuar komunikimi elektronik. Brazili ka ndërmend të vendosë në punë një kabëll nënujor për komunikime elektrornik me Europën, i cili shmang SHBA-të. Kabëlli do të kushtojë 250 milionë dollarë dhe do të financohet nga komercializimi i tij, pra nga përdorimi i të interesuarve. Kabëlli mendohet të vihet në punë në fund të vitit 2017 dhe ka si qëllim pikërisht shmangien e spiunazhit nga amerikanët. Ministri brazilian i Komunikacioneve, Andre Figueirdo, bëri të ditur projektin në Kongresin Botëror të Pajisjeve Elektronike të Lëvizshme, duke shtuar se aktualisht Brazili ka nisur të bëjë marketing për projektin. Nëse materializohet nisma do të ishte goditje ekeonomike për SHBA-të, që janë aktualisht ushqyesi kryesor i internetit në Brazil dhe para vitit 2013, kur edhe doli në sipërfaqe skandali i përgjimeve të NSA-së, Brazili po mendonte të vinte në punë një kabëll të ri të lidhjes direkte me SHBA-të.
http://sputniknews.com/science/20160225/1035304061/brazil-submarine-cabl...
Add new comment