Ekonomi
Vetëm 18% e shqiptarëve posedojnë makinë
Trafiku rrugor është problem në Shqipëri, sidomos në Tiranë. Ndonëse perceptimi është se ka shumë automjete në qarkullim dhe ndonëse makinat janë një nga faktorët kryesorë ndotës në vend, përqindja e shqiptarëve që posedojnë makinë ështe e ulët. 18% raporton "Tematv", në një kohë që numri i makinave të importuara është 20 mijë çdo vit.
Raporti i Forbes: Shqipëria si Ruanda për të bërit biznes
Shqipëria renditet ndër të fundit në rajon, në një renditje të publikuar nga revista e njohur Forbes në listën e vendeve më të mira për të bërë biznes. Publikimi është i fundit të dhjetorit 2015. Vendi ynë renditet në pozicionin e 69, duke qenë afër vendeve të tilla si Ruanda, Zambia, apo Bahrain.
Financat nuk përmbushin detyrimet e strategjisë. Ligji për buxhetin miratohet vitin tjetër
Në zbatim të strategjisë “Për menaxhimin e Financave publike 2014-2020”, Ministria e Financave detyrohej të çonte për miratim në Kuvend brenda këtij viti Ligjin ri Organik të Buxhetit dhe dokumentin e rregullit fiskal shih linkun (http://www.financa.gov.al/files/userfiles/Raportimet/Strategjia_per_Mena...).
Kostoja e tarifës së skanimit për Rapiscan baraz me tatim- fitimin
Një biznes që e ka të mbështetur aktivitetin në eksport dhe import, tarifa që i duhet të paguajë për koncesionin e skanimit, Rapiscan është e barabartë me pagesën e Tatimit mbi Fitimin. Kostoja në këto nivele vlen më së shumti për bizneset e fasonit dhe linjat të agropërpunimit.
Fotolajm/Në radhë për shpërblimet e qeverisë
Njerëz që po "mbysin" njeri-tjetrin për të marrë shpërblimin për pensionistët dhe ndihmën sociale. Fotoja është ne Kamez, por situata është e ngjashme në gjithe vendin edhe për shkak të vonesave në shpëndarjen e ndihmës sociale, fondi për të cilat është disbursuar me mbi 20 ditë vonesë. Një problem me të cilin qeveria përballet prej muajsh si pasojë e realizimit të të ardhurave më pak se plani i parashikuar. Veç kësaj dyndja e njerëzve për të marrë shpërblimin e fundvitit është një lloj treguesi i situatës së vështirë financiare ku ndodhen një kategori e caktuar e qytetarëve.
Vazhdojnë dështimet jashtë parashikimeve për qeverinë, edhe 11 mujori me minus në të ardhura
Gropa e buxhetit nuk u mbyll as për 11 mujorin. Sipas treguesve zyrtarë të Ministrisë së Financave, të ardhurat totale janë realizuar në masën 343 miliardë lekë ose afërsisht 14.9 miliardë lekë më pak se plani i periudhës 11-mujore. Ndërkohë, realizimi i shpenzimeve të përgjithshme në masën 367 miliardë lekë, pra rreth 8 për qind më pak se plani i periudhës, është shoqëruar me një deficit buxhetor prej rreth 24.5 miliardë lekë, i cili është më i ulët se plani për afërisht 16.5 miliardë lekë.
KESH lajmëron krizë të prodhimit të energjisë
Mungesa e reshjeve poshtë mesatares historike dhe vijimësia e periudhës së thatë edhe për vitin që vjen po vë në vështirësi furnizimin me energji nga prodhimi vendas. Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka vlerësuar si domosdoshmëri ruajtjen e rezervës energjetike, për të mos cenuar sigurinë e furnizimit te vendit me energji. Në këto kushte kërkesa e OSHEE prej 880 GWh për furnizimin me energji të konsumatoreve tarifore gjatë muajve janar-shkurt, duhet të plotësohet duke reduktuar prodhimin e KESH në rreth 400 GWh gjatë 2 muajve të ardhshëm (janar-shkurt).
TEC Vlora, dështon edhe tenderi për “Kooperim dhe Mirëmbajtje”. Zhvillohet nga e para vitin tjetër
Një përplasje mes Agjencisë së Prokurorimit Publik dhe Komisionit të Vlerësimit të Ofertave ka sjellë zvarritjen e procedurës së shpalljes së fituesit të tenderit “Kooperim-mirëmbajtje” me vlerë 470 mijë euro, për TEC në Vlorë. Të paktën kështu raporton gazeta “Shekulli”, sipas së cilës edhe mes kompanive pjesëmarrëse ka patur pakënaqësi.
Gjiknuri çon për ndjekje penale 3 ish-ministra të Berishës për privatizimin e OSSH
Një auditim i Ministrisë së Energjisë konstatoi se privatizimi i OSSH, është një nga proceset më abuzive të kryera nga Qeveria Berisha. Në raportin e auditimit thuhet se privatizimi ka qenë i parakohshëm, në kundërshtim të hapur me aktet ligjore e nënligjore në fuqi dhe me praktikat më të mira të privatizimit në sektorët strategjikë, me elementë të pastër favorizues dhe të shkeljes së barazisë në tendera.
Financat dështojnë me borxhin
Borxhi publik pritet të mbyllë këtë vit në nivelin e 72.6 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Parashikimi është njoftuar nga Ministria e Financave në një raport për Kuvendin. Me këtë nivel qeveria ka dështuar disa herë në programin për borxhin e vitit 2015.
Në rishikimin e Kuadrit Makroekonomik dhe Fiskal që u bë në korrik të këtij viti, borxhi publik në fund të vitit 2015 ishte programuar 72.2 për qind, por nga ecuria reale e treguesit, ky vit pritet të mbyllet me 0.4 pikë përqindjeje më shumë se pritshmëritë.