Ekonomi
Në mesin e vendeve me risk social
Shqipëria klasifikohet mes vendeve me potencial të rriskut social, në një parashikim që merr parasysh ecurinë e tanishme deri në vitin 2030. “Në pesë grupet e mëdha të rreziqeve: ekonomik, social, ambiental, gjeopolitik dhe teknologjik, Shqipëria bën pjesë në grupin e dytë, me një zhvillim kaotik urban dhe emigracion të lartë, të cilat sipas studimit ndikojnë në një klimë jo të mirë për të bërë biznes”, referon “Monitor” të dhënat e Forumit Ekonomik Botëror.
Çmimi i karburanteve ulet me 20%, por sërish mbi tregun ndërkombëtar
Çmimi i karburantit në tregun shqiptar është ulur me 20%, por ai sërish nuk reflekton raportin e tregut ndërkombëtar, ku çmimi ka rënë me katër herë. “Tema Tv” raporton se një arsye për këtë ngrirje të çmimit të lartë për konsumatorin shqiptar janë taksat e larta, që aktualisht i leverdisin edhe qeverisë, që merr jo pak të ardhura në këtë fushë. Dhe duket se në këtë drejtim nuk do të ketë lehtësi.
FMN: Qeveria është dorëzuar lehtësisht para lobuesve
Përfaqësues i përhershëm i FMN-së në Shqipëri, Jens Reinke zbulon se qeveria shqiptare është dorëzuar lehtësisht para lobuesve dhe ka përshtatur paketën fiskale për një numër të vogël përfitueish. Në një intervistë për Monitor ai thotë se taksat janë rregulluar sipas interesave të veccanta.
Guvernatori Sejko: “Ende nuk kemi vendosur për lehtësimin sasior. Ka tepricë likuiditeti, por duhet transferuar në ekonomi”
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka dhënë sot një intervistë për Top-Channel ku ka folur për rolin e bankës në këtë situatë të vështirë. Sejko ka theksuar se pritmëritë për vitin 2016 janë të larta, si në rritjen ekonomike, ashtu edhe në ruajtjen e nivelit të investimeve. Po kështu, Guvernatori ka sqaruar disi edhe planin e Bankës së Shqipërisë për ndërhyrjen në treg me anë të mekanizmit të lehtësimit sasior. “Lehtësimi sasior për herë të parë është aplikuar nga Banka Qendrore Amerikane.
57 milionë euro rritja e borxheve të vonuara në banka
Në muajt tetor-nëntor të 2015-s është konstatuar një rritje e fortë me 57 milionë euro e huasë nga 30 deri në 90 ditë vonesë, duke reflektuar faktin se dhe individë, apo dhe biznese, që deri tani kishin pasur të ardhura të mjaftueshme për të shlyer kreditë, tashmë po fillojnë të ndihen në vështirësi…
Ndërsa kreditë me probleme në total shënuan rënie në nëntor, duke zbritur nën 20% për herë të parë që nga fundi i 2011-s, një tjetër tregues po kthehet në shqetësues.
Qershia 150 mijë euro për Cherie Blair
Qeveria shqiptare i është shumë mirënjohëse studios së Cherie Blair, bashkëshorte e ish-kryeministrit britanik Tony Blair për konsulencën e saj për ndërmjetësimin e konfliktit me kompaninë “Rapiscan”. Përveç tarifës së paguar njëherë në vlerën e 495 mijë eurove qeveria ka menduar që t’i shtojë edhe 150 mijë euro, ndoshta si "shpenzime kancelarike".
Optimizmi i përmbajtur i Bankës Botërore për Shqipërinë
Banka Botërore pret që ekonomia shqiptare të rritet me 3.4% në vitin 2016. Menaxherja e zyrës së BB në Shqipëri, Tahseen Sayed, thotë në një intervistë të posaçme për Monitor, se rritja pritet të udhëhiqet nga industria, që do të përfitojë nga projektet e mëdha të infrastrukturës, që tashmë kanë filluar, të tilla si gazsjellësi TAP dhe ndërtimi i hidrocentralit në lumin Devoll.
Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë
Me 2102 orë pune në vit, punonjësit shqiptarë rrinë shumë më tepër në punë se maqedonasit, amerikanët, gjermanët, francezët dhe mesatarja e vendeve të zhvilluara. Sipas Monitot të dhënat e INSTAT (të publikuara në 2015-n, në bazë të një anketimi të kryer në 2013) tregojnë se Shqipëria ka ndër orët më të gjata të punës në botë, me 2102 orë/vit.
Nga të dhëna krahasuese rezulton se kjo normë është më të lartë se mesatarja e vendeve të zhvilluara prej 1,770 orë në vit.
Veliaj, gati një tjetër parkim me konçesion te Stacioni i Trenit
Pa u shuajtur akoma jehona e parkimit nëntokësor te Parku Rinia, Erion Veliaj njoftoi edhe ndërtimin e një parkimi tjetër publik në zonën ku do të shtrihet Bulevardi i Ri.
“Jemi të vendosur që të ecim me po të njëjtin ritëm edhe gjatë vitit 2016. Ambicia jonë është që brenda këtij viti, ne të kemi filluar punimet e parkingut nëntokësor për 400 makina, në zonën ku Unaza dhe ish-stacioni i Trenit puqet me Bulevardin e Ri. Kemi vendosur për një hapësirë për trenin që do të mbërrijë në Tiranë, si një stacion terminal, por jo si një parking vagonash”, theksoi Veliaj.
Shpresa e qeverisë/Hartë dixhitale kombëtare për zgjidhjen e mbivendosjeve të titujve të pronësisë
Ministri i ri i Drejtësisë, Ylli Manjani, mendon se një rrugë për zgjiedhjen e mbivendosjes së titujve të pronësisë në Shqipërië është krijimi i një harte dixhitale të pronave. Në një prononcim për “shqiptarja.com”, Manjani shpjegon se po “punohet për një hartë unike kombëtare dixhitale”, e cila evidenton mbivendosjet, të cilat sipas ministrit kur konstatohen do të zgjidhen “nga grupet që do të shkojnë në terren të bëjnë matje”. Nisma është shumë pozitive, pasi ndihmon shumë në një situatë kaosi.