Ekonomi
Banka e Shqipërisë gati të injektojë para në treg për të çliruar kreditë
Në 2016-ën, Banka e Shqipërisë do të injektojë në treg para si formë për të financuar sipërmarrjet private dhe për të ulur interesat e larta të kredive në euro. Ky model u zbatua një vit më parë nga Banka Qendrore Europiane, e cila dha 1.1 trilionë euro.
Sipas Vizion Plus akoma nuk është vendosur se sa para do të hidhen në treg për t’i blerë bonot e bankave, megjithatë të njëjtat burime thonë se përveç këtij mekanizmi do të shihen dhe mënyra të tjera se si bizneset do të jenë të interesuara të marrin paratë.
Mallkimi i investimeve publike
Prej vitesh, investimet publike nuk po u shpëtojnë tendencës për t’u shpenzuar në momentin e fundit. Përpjekjet e këtyre viteve nuk kanë mjaftuar për të shpërndarë në mënyrë të drejtë investimet gjatë gjithë vitit, çka do të krijonte mundësinë për furnizimin e ekonomisë me oksigjen të vazhdueshëm
Rishikim për herë të tretë i buxhetit?
Të ardhurat në buxhet mbeten problem për qeverinë. Vizion Plus raporton se është në proces rishikimi i tretë i buxhetit 2015, për shkak të mosrealizimit në mbledhjen e të ardhurave edhe për muajin nëntor. “Qeveria po shkon drejt rishikimit te buxhetit te 2015. Edhe pse statistikat për muajin nëntor nuk kane dale, te dhënat flasin per nje mosrealizim te te ardhurave, fakt ky, i cili duket se është shtrire edhe ne muajin qe po mbyllim”, informon VP?
Tregu i reklamave, Top Channel kryeson me të ardhura, por Klan fiton më shumë. Tema TV online, modeli i ri që synon të tërheqë “video sharing”
Buxhetet e marketingut janë të parat që kompanitë shkurtojnë në kohë krize. Dhe sa më shumë që zgjat kriza, aq më shumë përdoren dhe gërshërët. E njëjta gjë po ndodh me sipërmarrjet në Shqipëri. Për të disatin vit radhazi, bankat dhe telekomunikacionet, dy grupet reklamuese më të mëdha në vend, po ulin shpenzimet e marketingut, (në 2014-n rënia për këto dy grupe ishte rreth 4%). Dhe më të prekurat nga kjo sjellje janë mediat, si e shkruar ashtu dhe elektronike, të cilat reklamat i kanë ushqimin e tyre kryesor.
Qeveria mban dorën edhe për gjobat e qarkullimit. Në 2016-ën hyjnë në fuqi rregullat e reja
Përveç procedurave të marrjes së patentës në vitin 2016 do të ndryshojnë edhe sanksionet që vendos Policia Rrugore. Vizion Plus raporton se një draft i përgatitur nga Ministria e Brendshme parashikon shkallëzimin e gjobave për drejtuesit e automjeteve. “Çdo drejtues i cili shkel për herë të parë një kategori të caktuar të rregullave të qarkullimit, duke përjashtuar tejkalimin e shpejtësisë dhe shkeljen e semaforit, do të këshillohet. Kjo masë do të regjistrohet automatikisht në sallën operative të policisë rrugore.
Video/Si shërben OSHEE?
Arkëtimet ishin njësukses, po a është përmirësuar shërbimi i OSHEE-së?
ERE: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë edhe për 6 muaj
Enti Rregullator i Energjisë ka deklaruar se çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet derimë 30 qershor të vitit që vjen. Ndërkohë që për gjashtë mujorin e dytë të 2016-ës, Enti kërkon që të mos aplikohen më fatura aforfe. Vendimi argumentohet se ka ardhur nga rritja e shifrës së arkëtimeve nga OSHEE-së. Nuk kuptohet mirë se cila është lidhja mes vendimit dhe argumentimit, sa kohë që çmimi rrjedh nga kostoja dhe jo nga bilanci i operatorit.
Tregëtia me pakicë, 7.8% rritje
INSTAT-i njofton se në tremujorin e tretë 2015, indeksi i volumit të shitjeve në Tregëtinë me Pakicë është rritur 7,8 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Ndërkaq, në grupin e Tregëtisë me Pakicë, pa përfshirë këtu Tregëtinë me Pakicë të Hidrokarbureve, ky indeks ka pësuar një rritje prej 15,1 % kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm.
Gjykata Kushtetuese ndal marrëzinë e “burgut për kuponat tatimorë”
Gjykata Kushtetuese ka publikuar sot vendimin e vet për kërkesën e Shoqatë për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut për shfuqizimin e disa neneve të ligjit nr. 99/2015 ““Për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”.