ERE: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë edhe për 6 muaj
Enti Rregullator i Energjisë ka deklaruar se çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet derimë 30 qershor të vitit që vjen. Ndërkohë që për gjashtë mujorin e dytë të 2016-ës, Enti kërkon që të mos aplikohen më fatura aforfe. Vendimi argumentohet se ka ardhur nga rritja e shifrës së arkëtimeve nga OSHEE-së. Nuk kuptohet mirë se cila është lidhja mes vendimit dhe argumentimit, sa kohë që çmimi rrjedh nga kostoja dhe jo nga bilanci i operatorit. Çmimi i rritur një vit më parë, apo i mesatarizuar siç e cilëson qeveria, ka rritur ndjeshëm faturën mujore për konsumatorët, ndërkohë që rastet e arbitraritetit nga OSHEE vijojnë. Nga ana tjetër vendimi i ERE-s, siç raporton "News24" parashikon një periudhë prej 6 muajsh, që do të thotë se pas datës 30 qershor do të dilet me një vendim tjetër, që nuk përjashton rritje të çmimit të energjisë elektrike.
Add new comment