Fotolajm/Në radhë për shpërblimet e qeverisë

Postuar në 30 Dhjetor, 2015 10:17

Njerëz që po "mbysin" njeri-tjetrin për të marrë shpërblimin për pensionistët  dhe ndihmën sociale. Fotoja  është ne Kamez, por situata është e  ngjashme në gjithe vendin edhe për shkak të vonesave në shpëndarjen e ndihmës sociale, fondi për të cilat është disbursuar me mbi 20 ditë vonesë. Një problem me të cilin qeveria përballet prej muajsh si pasojë e realizimit të të ardhurave më pak se plani i parashikuar. Veç kësaj dyndja e njerëzve për të marrë shpërblimin e fundvitit është një lloj treguesi i situatës së vështirë financiare ku ndodhen një kategori e caktuar e qytetarëve.

Comments

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

Sa shkruani, eshte e drejte. Fukaralleku ka mberritur pertej Lulit te Vocer ( te Migjenit, jo te ketije kricit te SHQUP- it). Eshte nje situate, e tejskajshme mjerimi. Po te shkosh, neper ushqimoret apo fruta perimet e lagjeve, do te shikosh lista e lista pambarim borxhlinjsh, sa nuk i shkon kujt nder mend. E mbi te gjitha, ketyre shitesve, qe kane dhene produkte me liste, u rrine tatimoret, si skifteri mbi krye, duke u kerkuar kuponin tatimor.
Paradoks, made in albania.
Por, sa per problemin e rradheve, ne, si popull, e kemi ne gjak.
Shko po deshe, ne cilin aeroport te duash te botes, dhe po pe nje njeri duke u shtyre, dije mire, se, eshte shqiptar. Ne te gjithe boten mbajne rradhe, por ne, kemi qejfe te shtyhemi e te futemi pa rradhe. E kemi si pune kenaqesie, si,pune krenarie qe te shtyhemi e sidomos t'i futemi tjetrit pa rradhe. Kjo eshte ne genin tone, nuk na e ka fajin plotika. Ndofta vjen nga fukaralleku, por, fukarallek ka edhe ne vendet e tjera, por modelin tone nuk e ka asnje.
Te shpresojme per me mire.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.