radhe

Fotolajm/Në radhë për shpërblimet e qeverisë

Postuar në 30 Dhjetor, 2015 10:17

Njerëz që po "mbysin" njeri-tjetrin për të marrë shpërblimin për pensionistët  dhe ndihmën sociale. Fotoja  është ne Kamez, por situata është e  ngjashme në gjithe vendin edhe për shkak të vonesave në shpëndarjen e ndihmës sociale, fondi për të cilat është disbursuar me mbi 20 ditë vonesë. Një problem me të cilin qeveria përballet prej muajsh si pasojë e realizimit të të ardhurave më pak se plani i parashikuar. Veç kësaj dyndja e njerëzve për të marrë shpërblimin e fundvitit është një lloj treguesi i situatës së vështirë financiare ku ndodhen një kategori e caktuar e qytetarëve.

Subscribe to RSS - radhe