shperblimet
Kryeministri në rolin e Santa Claus
Kjo e sotmja është një opozitë sipërfaqësore, e dhënë pas temave të lehta, pas show-t, jo tek thelbi i gjërave. Shpesh herë duket si një komisariat policie që monitoron kanabisin dhe çdo kronikë të zezë, duke iu larguar për herë e më larg ekonomisë dhe financave.
Ndodh në Tiranë/Bebe "të kohës" së Bashës dhe bebe "të kohës" së Veliajt. Bashkia nuk njeh shpërblimet e vonuara
Një shkrim në “Gazeta Shqiptare” me autore Ermelinda Hoxhaj, sjell në vëmendje një problem që ka simbolikë me rëndësi. Fjala është për shpërblimin e bashkisë së Tiranës për bebet e sapolindura që është 5000 lekë(të reja). Sipas autores së shkrimit, interesimit të gazetës për shpërblimin, autoritetet lokale iu përgjigjën me përgjigjen se “nuk do të bëhet asnjë pagesë e prapambetur, 5 mijë lekëshi do të vijohet të paguhet vetëm për fëmijët që lindin gjatë këtij viti dhe në vijim(2015).
Fotolajm/Në radhë për shpërblimet e qeverisë
Njerëz që po "mbysin" njeri-tjetrin për të marrë shpërblimin për pensionistët dhe ndihmën sociale. Fotoja është ne Kamez, por situata është e ngjashme në gjithe vendin edhe për shkak të vonesave në shpëndarjen e ndihmës sociale, fondi për të cilat është disbursuar me mbi 20 ditë vonesë. Një problem me të cilin qeveria përballet prej muajsh si pasojë e realizimit të të ardhurave më pak se plani i parashikuar. Veç kësaj dyndja e njerëzve për të marrë shpërblimin e fundvitit është një lloj treguesi i situatës së vështirë financiare ku ndodhen një kategori e caktuar e qytetarëve.