Billboard
Shënim: Ortakë pastaj rivalë
Fundi i verës dhuroi edhe njëherë spektaktlin politik të radhës, i bërë i zakonshëm, me akuza penale për trafiqe, rryshfete në miliona euro e përfshirje në aktivetet kriminale të zyrtarëve të lartë. Akuzat për Sajmir Tahirin, nga ish-shefi i antidrogës në Fier, por edhe akuzat e radhës për Ilir Metën, u shfaqën si fishekzjarre pa zhurmë në qiellin e errësuar të krizës politike e ekonomike në Shqipëri.
Shënim: Sa kollaj është të flasësh me miliarda!
Ekonomia ka nevojë për para, qeveria po ashtu. Ndaj ka nisur sulmi. Të cilin e drejton gjenrali i ekonomisë, ministri Arben Ahmetaj. Sot u bë publike ideja e përshpejtimit të procedurave për krijimin e Zonës së Lirë në Spitallë të Durrësit. Dhe kur vjen puna për te shifrat ministri Ahmetaj nuk e ka problem të thotë çdo parashikim: “Qeveria është duke përshpejtuar procedurat për krijimin e zonës së lirë ekonomike në Spitallë, një projekt përmes të cilit synon të thithë mbi 1 miliardë dollarë investime dhe të hapë 15 mijë vende për 5 vitet e ardhshme.
Të ndëshkohen ata që shkelin ligjin, por edhe nga administrata
Me nisjen e aksionit të madh kundër informalitetit më 1 shtator, të lajmëruar në dalje publike si nga Kryeministri Edi Rama ashtu edhe nga zyrtarë të lartë ta administratës, shumë dyqane u panë të kishin mbyllur qepenin, që në orët e para të mëngjesit ose më saktë të mos e kishin hapur që një ditë më parë. Disa qepena vazhduan të qëndronin të mbyllura edhe gjatë ditës së dytë (pra 2 shtator) të aksionit të tatimorë kundër informalitetit.
Shënim: Policia, apo Pacipësia e Shtetit? “Zagani na dekonspiroi aksionet!”
Policia e Shtetit ka dalë me një reagim për shtyp, jo lidhur me akuzat e rënda të ish shefit të antidrogës së Fierit, tashmë i shpallur në kërkim Zagani, por si përgjigje ndaj deklaratës së PD-së. Pasi rendit sukseset në luftën kundër hashashit, ja si e mbyll deklaratën policia e Shtetit:
Statusi/Si ndikon Partia Demokratike?
Marrja e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian në qershor të vitit 2014, duket se i ka hapur rrugën Partisë Demokratike të ndryshojë statusin e anëtarësimit në Partinë Popullore Europiane (PPE), duke pasur më shumë të drejta. Aktualisht statusi i PD-së është i anëtarit vëzhgues, por tashmë kjo mund të ndryshojë në statusin e anëtarit të asociuar. Sipas, nenit 5 në pjesën e dytë “Anëtarësimi”, të statutit të Partisë Popullore Europiane, një vend mund të marrë jetë anëtar i asociuar nëse vendi nga vjen partia politike ka marrë statusin e vendit kandidat në BE.
Shënim: Aleanca PS-PD e nxitur nga ndërkombëtarët, Meta si rrezik dhe paqja mbi gjemba e kësaj mazhorance
Pyetja e gazetarit Çim Peka për kryetarin e PD-së Basha, “ka një aludim mediatik se në vjeshtën e kaluar, një personalitet shumë i lartë perëndimor në zyrën tuaj si kryetar bashkie nëse do të ishit dakord të bashkëqeverisni me Edi Ramën. A është i vërtetë ky lajm gazetaresk”, ka marrë një përgjigje me “arra nëpër gojë” nga i pyeturi. Pra, ka vërtet një interesim të ndërkombëtarëve për izolimin e Ilir Metës në skenën politike shqiptare. Së fundi u komentua dhe mungesa e kreut të Kuvendit në Nju Jork, ku parlamentin shqiptar do ta përfaqësojë zv.kryetarja Leskaj.
Shënim: Lufta ndaj hajdutllëkut dhe patriotizmi i një qiellori
Operacionin ndaj hajdutllëkut do ta çojmë deri në fund, tha kryeministri Rama për operacionin e madh kundër informalitetit. Reagimet e para ndaj kërcënimit për një fushatë masive, ku tatimorët, policët e gjithfarë nëpunësit do zbrisnin nëpër rrugë e rrugica, ishin refleks i kushtëzuar, një panik masiv i atyre dyqanxhinjve që e dinin se diçka nuk e kishin në rregull. Shkurt hesapi, ata ulën qepenat njësoj si në filmat me njësite guerile pasi kryehej ndonjë atentat në pazar.
Numrat IMEI të celularëve do të regjistrohen. Kësaj radhe qeveria ndërhyn me projektligj
Numrat e aparateve celularë që disponohen nga shtetasit shqiptarë – Tatimpagues - apo ata që banojnë në Shqipëri, do të regjistrohen në një Bazë të Dhënash. Kështu, një vit pas debatit dhe gjykimit në Gjykatën Kushtetuese, për regjistrimin e numrave IMEI, qeveria shqiptare e ka rikthyer çështjen, por kësaj radhe me anë të një projektligji, që parashikohet si ndryshim në ligjin për procedurat tatimore. Dhe në pamje të parë, ai përfshin një kategori më të kufizuar: Tatimpaguesit.
Kur Tirana zyrtare jep leksione për Europën
Tashmë është e njohur: edhe nga Tirana zyrtare ka disa “teza” ideologjike për Europën. Më saktë leksione, në formë kritikash për sjelljen e saj, reduktimin e projektit europian(nëse ka qenë ndonjëherë ndryshe) në një klub të mbyllur që po ravijëzon kufij të ngushtë sërish në Adriatik. Prodhues i këtyre “tezave” është kryeministri Edi Rama, i cili përsërit shpesh se Europa e sotme vuan nga mungesa e një strategjie. Dhe e ka rithënë në një intervistë për gazetën italiane “Il Mattino” sot: “Evropa ka humbur në egoizëm dhe sot BE-ja është më shumë taktike dhe më pak strategjike.
A mund të qeveriset me ultimatume?
Mbërrin edhe haberi i radhës sesi shqiptarëve do t’u shtrëngohen dhëmbët nga “shteti”. Raportohet se Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë “ka njoftuar të gjithë qytetarët, institucionet shtetërore, subjektet private që kanë në pronësi/përdorim mjete rrugore, të marrin masa për likuidimin e gjobave të vendosura nga shërbimet e policisë, për shkelje të legjislacionit rrugor.