Shënim: Policia, apo Pacipësia e Shtetit? “Zagani na dekonspiroi aksionet!”
Policia e Shtetit ka dalë me një reagim për shtyp, jo lidhur me akuzat e rënda të ish shefit të antidrogës së Fierit, tashmë i shpallur në kërkim Zagani, por si përgjigje ndaj deklaratës së PD-së. Pasi rendit sukseset në luftën kundër hashashit, ja si e mbyll deklaratën policia e Shtetit:
“Ky nivel mund të jetë i denjë për lexuesin e saj, por nuk mund të jetë qëndrimi i opozitës, që zgjedh të bëhet palë me një person në kërkim, të arrestuar për dekonsipirim të aksioneve të policisë, dhe refuzon të mbështesë, qoftë edhe me heshtje, punën e madhe të Policisë dhe partnerëve në luftën e përditshme kundër krimit, paligjshmërisë dhe informalitetit”.
Ky qëndrim është në vazhdën e disa reagimeve politike të këtij lloji nga institucione “teknike” të shtetit, ose që duhet të jenë të tilla, si OSHEE apo dhe Policia. Akuzave të opozitës drejtuesit e këtyre institucioneve u përgjigjen me: Në kohën tuaj, Policia juaj, OSHEE-ja jonë etj, dhe nuk merren aspak me thelbin e çështjes. Sepse nuk munden. Prandaj Policia e Shtetit preferon ta quajë Dritan Zaganin “dekonspirues të aksioneve të policisë”, sepse të dhënat e tij ai ja ka kaluar Guardia di Finanzas, pra homologëve italianë, pasi kolegët dhe eprorët e tij e shisnin rregullisht tek trafikantët!
Vërtet pacipësia në Policinë e Shtetit të ketë arritur në këtë nivel prej mafiozi? Duket se po. Por a nuk do ishte më mirë të paktën ta mbyllnin dhe të mos bënin asnjë reagim, sesa paçavure të tilla?
a.j
Add new comment