Statusi/Si ndikon Partia Demokratike?
Marrja e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian në qershor të vitit 2014, duket se i ka hapur rrugën Partisë Demokratike të ndryshojë statusin e anëtarësimit në Partinë Popullore Europiane (PPE), duke pasur më shumë të drejta. Aktualisht statusi i PD-së është i anëtarit vëzhgues, por tashmë kjo mund të ndryshojë në statusin e anëtarit të asociuar. Sipas, nenit 5 në pjesën e dytë “Anëtarësimi”, të statutit të Partisë Popullore Europiane, një vend mund të marrë jetë anëtar i asociuar nëse vendi nga vjen partia politike ka marrë statusin e vendit kandidat në BE. Duke qenë anëtare vëzhguese, Partia Demokratike mund të marrë pjesë në veprimtaritë e PPE-së, por pa të drejtë vote. Ndërkaq, me statusin e anëtarit të asociuar, PD-ja mund të jetë pjesë e vendimmarrjes së brendshme të PPE-së, por pa ndërhyrë në çështjet e lidhura me BE-në (pasi Shqipëri nuk është shtet anëtar në BE). Me sa duket ky është lloj i anëtarësimit që kryedemokrati Basha do të lobojë për të marrë për forcën që kryeson, duke hapur një kapitull të ri të peshës politike që kjo parti do të ketë në vendimmmarjet e PPE-së.
Add new comment