Kur Tirana zyrtare jep leksione për Europën

Postuar në 30 Gusht, 2015 12:49

Tashmë është e njohur: edhe nga Tirana zyrtare ka disa “teza” ideologjike për Europën. Më saktë leksione, në formë kritikash për sjelljen e saj, reduktimin e projektit europian(nëse ka qenë ndonjëherë ndryshe) në një klub të mbyllur që po ravijëzon kufij të ngushtë sërish në Adriatik. Prodhues i këtyre “tezave” është kryeministri Edi Rama, i cili përsërit shpesh se Europa e sotme vuan nga mungesa e një strategjie. Dhe e ka rithënë në një intervistë për gazetën italiane “Il Mattino” sot: “Evropa ka humbur në egoizëm dhe sot BE-ja është më shumë taktike dhe më pak strategjike. Do të thoja se ka një mungesë në rritje të gatishmërisë për të respektuar vlerat autentike. Më pak strategjike dhe më shumë taktike, viktimë e vetë-interesit për shkak të llogaritjeve të brendshme të kombeve të veçanta”, shprehet Rama. Kritikë që adresohet jashtë, por reflekton një dimension të thellë krize identiteti apo edhe politike brenda Shqipërisë. Politika ka dështuar që të përmbushë kërkesat e BE-së për anëtarësim, e teksa sot jepen leksione për strategjinë, një ditë më parë, i njëjti njeri pranoi dështimim e plotë në një fushë ku Europa ka 20 vite që kërkon standarde: në drejtësi. Ky dështim spektakolar në aftësinë për të bërë shtet, po synohet të vihet në emërues të përbashkët me krizën europiane, që ka sjellë si pasojë frenimim e zgjerimit. Por pak kujtesë na bën mirë, sepse kuptojmë se nuk është vetëm kështu. Shqipëria do të kishte hyrë shumë shpejt në BE, ndoshta para Samitit të Selanikut të vitit 2003, kur edhe u vunë kriteret. Por kriza e 1997-ës dhe më tej, pas Selanikut, korrupsioni konsensual i dy partive, e kanë mbajtur Shqipërinë jashtë Europës. Qeveria aktuale ka një mandat të fortë nga populli, gëzon imazh jo të keq në Perëndim. E megjithatë qasja e saj ndaj problemeve të vendit nuk është strategjike, as taktike. Më keq: kjo qeveri improvizon, aq sa ka kthyer vendimmarrjen në rezultat aksioni. Pyetja që mund të shtrohet është shumë e thjeshtë: si ka mundësi që politika shqiptare nuk gjen dot konsensus për objektivat kryesore si reforma në drejtësi dhe integrimi? “Korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes” thuhet në raportin e fundit të DASH. Sikur këtë të ketë parasysh qeveria, punët do të lëviznin diçka nga vendi e do të hiqte dorë nga leksioni për Europën, që në fund të fundit, parë nga derexheja ku e kanë katandisur Shqipërinë, reduktohet në demagogji dhe alibi për çdo eventualitet.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Or Edvin, or Kryetar, po ti or burre rregullo punet ketu brenda per brenda nje here, pastaj jepi mend te tjereve. Korrupsionin tend ne drejtesi nuk mund ta rregulloje Europa, Evazionin tend fiskal nuk mund te ta rreguoje Europa, hajdutlleqet pa fund e milionere qe kryeni ju ketu nuk mund t'i rregulloje Europa. Leri pordhet, zhgarravinat e llafet andje ketej se llafet e shumta jane fukarallek e futju punes. Po e keqja eshte se ti nuk di cfare eshte puna. Truri jot i vyshkur nuk ka ditur ndonje here as arithmetike pale pastaj ndonje gje me te ngaterruar nga ato gjerat qe duhen per te qeverisur me urtesi e largpamesi. Per fat te keq ti nuk je vecse nje kalli bosh qe e mban kryet perpjete.

Submitted by Fillestari (not verified) on

Sjellje tipike shqiptare qe asnjehere nuk pranon fajin e tyre por e projekton pergjegjesine gjithmone tek tjetri. Po te pyesesh cilindo personalitet te jetes politike ne Shqiperi (OK mundsisht jo te opozitave, qofshin keto PS apo PD, ne kohen qe jane jashte pushtetit) a eshte shteti shqiptar i denje per tu perfaqesuar ne Europe, do te japin nje pergjigje te tipit "se mos ishte me mire Bullgaria apo Rumania"! Po tu besh pyetjen se a do te ishte dinjitoze per dicka si EU te kishte barinjte e Tiranes te ulur ne tavoline si te barabarte me Gjermanine apo Francen, do te te pergjigjen se, po te doje "Merkeli dhe Europa", gjithcka eshte e mundur.
Politikanet si puna e ketyre te Tiranes, duket se nuk shohin veten ne pasqyre dhe nuk degjojne se cfare perrallisin edhe perpara kamerave tere diten me diell. Ne frazeologjine e tyre te komplikuar, me metafora te gjata oblike te cilave nuk u mbyllet kurre qarku, me shkretetirat e tyre verbale dhe varferine provinciale te ideve, politikani tipik shqiptar (me ndonje perjashtim hipotetik qe mbase une nuk e njoh) eshte perfaqesim edhe me qesharak i nje realiteti te brendshem grotesk. Ne nje mase te madhe, keta pallonj te ngrefosur jane shume me problem dhe e pengojne shume here me teper integrimin e vendit sesa problemet objektive qe perballon vendi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.