Shënim: Aleanca PS-PD e nxitur nga ndërkombëtarët, Meta si rrezik dhe paqja mbi gjemba e kësaj mazhorance

Postuar në 02 Shtator, 2015 00:23

Pyetja e gazetarit Çim Peka për kryetarin e PD-së Basha, “ka një aludim mediatik se në vjeshtën e kaluar, një personalitet shumë i lartë perëndimor në zyrën tuaj si kryetar bashkie nëse do të ishit dakord të bashkëqeverisni me Edi Ramën. A është i vërtetë ky lajm gazetaresk”, ka marrë një përgjigje me “arra nëpër gojë” nga i pyeturi. Pra, ka vërtet një interesim të ndërkombëtarëve për izolimin e Ilir Metës në skenën politike shqiptare. Së fundi u komentua dhe mungesa e kreut të Kuvendit në Nju Jork, ku parlamentin shqiptar do ta përfaqësojë zv.kryetarja Leskaj.

Çfarë tregojnë këta shenja të shfaqura së fundi? Duket se ka një alarm edhe në kancelaritë e huaja për fuqizimin ritmik të Ilir Metës nga zgjedhjet parlamentare të 2009-ës e deri më sot. Më saktë, shqetësimi është për mënyrën sesi ka ardhur kjo rritje elektorale, për të cilën Metën e kanë akuzuar me rradhë, si Rama kur ishte kundërshtar, ashtu dhe PD tani vonë: Me blerje votash dhe trafik influencash. Publikisht, Rama po bën të pamundurën për të treguar se gjithçka shkon vaj mes aleatëve, ndërsa Meta dhe eksponentët e tij kryesorë nuk janë kaq të flaktë, thjesht ekspozojnë “korrektësinë” që e karakterizon LSI-në në marrëveshjet e saj politike. Por a do të zgjasë gjatë kjo paqe mbi gjemba?

a.j

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.