Billboard
Lajmet jo vetëm lexohen, por edhe përjetohen
Mbrëmë familja kryeministrore ka shtruar një darkë për gazetaret femra, një ndarje gjinore kjo e zgjuar për të nikoqirisur opinionin. Idea është e thjeshtë dhe gati humanitare: edhe në fushën e gazetarisë, femrat mund të sjellin ndryshimin për mirë. Dhe siç raportohet, znj. Linda Rama ka folur, si femra femrës ndoshta, për problemin që po përfaqëson media, blogjet dhe gazetarët për humorin e përgjithshëm të shoqërisë. Sesi fjala që përhapet prej tyre ndikon të gjithë, e sigurisht, edhe kryeministrin tonë të dashur e sensibël.
Të shtysh reformën në drejtësi
Janari në mos dramatik apo qesharak, do jetë patjetër i trazuar nga hyrja në fuqi e ligjit të dekriminalizimit dhe nisja e miratimit të reformës në drejtësi pas rekomandimeve të bëra nga Komisioni i Venecias. Kryeministri tha se “në Janar kur të mblidhet parlamenti do të jetë momenti i të vërtetës për shpifjet e SHQUP-it” lidhur me deputetët e inkriminuar të Partisë Socialiste.
Opozita protestoi me bojë, domate dhe patate dhe shpreson në skenarin Ukrainas
Frika e ambasadorëve për dhunë në protestën e opozitës nuk u vërtetua dhe simbolikisht tubimi para parlamentit nuk pati tensionin e protestës së 8 Dhjetorit, pavarësisht lëshimit të disa domateve, patateeve dhe bojës në drejtim të policisë. Deputetët e Partisë Demokratike i folën popullit nga një podium në rrugën Xhorxh Bush për rrëzimin e qeverisë Rama-Meta si e vetmja shpresë për shqiptarët.
Në protestë njerëzit i nxjerr qeveri(sj)a
Partia Demokratike ka paralajmëruar se do të zhvillojë një protestë ditën e enjte përpara selisë së Parlmentit, ndërkohë që deputetët e saj do të protestojnë brenda. Ideja dhe realizimi nuk janë risi për Shqipërinë pluraliste, që ka parë nga plumba në Parlament e deri bilbilë, vuvuzela apo edhe kapërcime tavolinash. Nuk përbën risi as qëndrimi i ambasadorëve kryesorë në Tiranë, që tashmë e kanë ekspozuar veten se mbi të gjitha kanë si kryesore, axhendat shtetërore që kanë mësuar t’i fshehin pas pretendimeve dhe apelit për standarde.
Shënim: Bregdetin e Jonit nuk e prishën “alpinët e Saliut”
Incidenti i kryeministrit në Sarandë për pronarë që kanë zaptuar tokat në bregdet e që janë me origjinë nga Veriu bëri njëfarë buje në Tiranë. Ajo i dha edhe një material ditor opozitës për të dalë e për të folur për cenet e panumërta të këtij njeriu që paska zaptuar detyrën e lartë ekzekutive. Por çfarë tha Edi Rama e që në rrjete sociale u cilësua si racizëm?
Dekorimet dhe "argumenti" i pensionit si fije bari e kryeministrit
Ndonëse u bënë përpjekje për ta konsideruar zhurmën për dekorimet si injorancë, apo si një bori që i bihet sa herë ka nevojë ndonjë parti, sot, kryeministri në vetë të parë është detyruar të kërkojë falje. Dhe e ka bërë këtë nga qyteti i Shkodrës, meqenëse sensibiliteti më i madh erdhi nga komuniteti katolik françeskan për dekorimin e Shyqyri Çokut, hetues i At Zef Pllumit. “U kërkoj ndjesë At Zef Pllumit dhe Sami Repishtit, profesorit të nderuar, për dekorimin e tortueruesit të tyre. Unë jam po aq i befasuar sa të gjithë shqiptarët nga ky lajm.
Çfarë do të thotë të ofrosh sot anëtarësimin në PS?
Me afrimin e Kongresit të Partisë Socialiste kryetari i saj, Edi Rama, po përsërit si tezë kryesore të vetën, shtimin e numrit të anëtarësisë së saj. Edi Rama është që në këtë moment kryetari i vjetër dhe i ri i PS-së, pasi askush nuk e sfidon atë në garën për drejtim. Ndaj diskutimi duhet shtruar për “degët” e pemës politike socialiste. Apeli për anëtarësime vjen në një kohë kur kjo parti është në pushtet, por në “ndryshim” nga partitë e tjera, po synon që ta ndryshojë modelin e “rekrutimit” duke hequr dorë nga raporti ofertë kërkesë në punësimin e militantëve.
Përrallat e tranzicionit: Berisha “desh u bë diktator”, “për pak nisi Luftën Civile”
Kaluan 25 vite dhe Sali Berisha, njeriu i të gjitha bëmave, reale dhe imagjinare, ka përmendur në një intervistë Shenasi Ramën. Ky i fundit është një protagonist i lëvizjes së dhjetorit ’90 dhe ka prezantuar me këmbëngulje “konceptin” e “parisë së mbjellë në demokracinë shqiptare nga Ramiz Alia”. Saliu padyshim kryeson këtë operacion të kapjes së drejtimit të demokracisë, edhe pse, nëse do të hedhim sytë pas, do të shohim se Berisha megjithë zullumet që kanë marrë jetë njerëzish dhe çuan shtetin në shkatërrim, mbijetoi dhe u rikthye në pushtet me votë. Dha dorëheqje po nga vota.
Që të mos keqkuptohemi..
Turin e tij nëpër Shqipëri kryeministri Rama po e shoqëron edhe me një seri përshtypjesh nga takimet me qytetarët. Në Gjirokastër ai u ndesh me kërkesën e një të riu për punë, kurajo të cilën kryeministri e quan disproporcionale në raport me vizionin e qeverisë për të bërë shtet. “Më tha një djalë, të bëjmë një fotografi bashkë, e pastja më tha “më gjej ndonjë punë o burrë. Ca shkolle ke e pyeta. Jurist, tha, si gjithë shqiptarët. Ja kjo është historia jonë.
Kryeministri në inkubator: “Nuk ka alternativë tjetër veç PS-së"
“Qeverisja jonë është arsye për të qenë me PS”. “Nuk ka alternativë tjetër përveç PS”. “Ne kemi vënë shtetin në detyrë”. “Nuk i anullojmë dot konçesionet e dhëna”. Këto fjali u titruan nga fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Gjirokastër, ku bashkë me bashkëpunëtorin e vet, Koço Kokëdhima, koordinator i PS-së për Jugun, kanë folur njësoj për reformën në parti, vlerat e çmuara që ajo përcjell e që çuditërisht, ndonëse i dha fitore të dyve, po synihet të reformohet.