Që të mos keqkuptohemi..

Postuar në 13 Dhjetor, 2015 00:16

Turin e tij nëpër Shqipëri kryeministri Rama po e shoqëron edhe me një seri përshtypjesh nga takimet me qytetarët. Në Gjirokastër ai u ndesh me kërkesën e një të riu për punë, kurajo të cilën kryeministri e quan disproporcionale në raport me vizionin e qeverisë për të bërë shtet. “Më tha një djalë, të bëjmë një fotografi bashkë, e pastja më tha “më gjej ndonjë punë o burrë. Ca shkolle ke e pyeta. Jurist,­ tha­, si gjithë shqiptarët. Ja kjo është historia jonë. Qytetarët nuk janë të lumtur me situatën, por krenarë për të kaluar nga periudha pa shtet në një fazë të re historike”-shkruan Rama në një postim në facebook. 

Kryeministrit i duket paradoksale që një i ri i kërkon punë, ndërkohë që para zgjedhjeve kudo dhe kurdo që takonte popullin në sheshe e salla premtonte hapjen e 300 mijë vendeve të punës.Tani që është në qeveri nuk do të dëgjojë kërkesa të kësaj natyre duke devijuar me komente populiste për njerëz që duhe të ndihen krenarë për atë që kjo qeveri ka bërë për dy vjet.  

Kryeministri jep edhe një argument sipas të cilit kësaj qeverie “do t’ia shohim hajrin” pas 25 vjetësh sepse reformat që ajo po ndërmerr  në terma afatgjatë do t’I shërbejnë gjeneratës tjetër. Por çfarë ka bërë qeveria për  përmbushur këtë objektiv përveç një “martese” të re me FMN-në dhe zbatimin e strategjisë së partneritetit publik privat për të dhënë me konçesion të gjitha shërbimet e shtetit dhe shfrytëzimin e pasurive publike.

Kryeministri as nuk dëshiron që qytetarët ta shohin qeverinë nga xhepat dhe kërkon që askush të mos protestojë për masat disproporcionale të ndërmarra prej saj. “Qeveria nuk është as magjistar, as makina që ka paratë e bankës dhe nuk kemi shpellë floriri që të marrim floritë e t’i shpërndajmë, pasuria është ajo që ne krijojmë së bashku, ku mund të ketë, në cilin vend mund të imagjinohen protestat pse u rritën gjobat, pse rrisni gjobat ju, nëse me kapni duke vjedhur, po pse do vjedhësh ti? “-shkruan Rama në facebook.

Në fakt askush nuk i ka kërkuar kryeministrit ta ushqejë popullin me lugë të florinjtë sipas standardeve që mund të ketë pushteti, por vetëm punën që ai ka premtuar. Dhe populli ia ka bërë më të thjeshtë mbajtjen e premtimeve, pasi 100 mijë janë larguar me shpresën për të gjetur një vend punë jashtë shtetit. Po kur është i paaftë të mbajë gjallë shpresën e njerëzve për punë dhe krijojë kushtet për hapjen e vendeve të reja të punës, atëherë për cfarë na duhet një kryeministër që nuk ka dëshirë të përballet me nevojat e popullit? Për leksione si mund të bëhet shteti i gjobave, burgut dhe koncesioneve..

l.m 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.