punesimi
Kësaj Shqipërie i mjaftojnë 1.5 milionë shqiptarë
Gjatë një takimi me përfaqësues të sektorit të hotelerisë, kryeministri Edi Rama ndër të tjera tha:
Ne nuk do t’i japim asnjë shërbim kompanive që nuk shpërblejnë si duhet punonjësit. Ne nuk do të pranojmë që të futen në tenderë të shtetit, me paratë e shtetit, kompani ndërtimi që deklarojnë se i paguajnë punëtorët me pagë minimale. Gënjejnë, sepse nuk ka punëtor ndërtimi që hipën në skelë dhe merr pagë minimale. Ato që i paguajnë në të zezë duhet të deklarohen, sepse u marrin të ardhmen
Ligji nis poshtë Nesh. Mbretëresha Elisabeth ndaloi punësimin e emigrantëve me ngjyrë në oborrin e vet
Gazeta britanike “The Guardian” publikonte dje disa dokumente sipas të cilave oborri mbretëror në Britaninë e Madhe ka përjashtuar emigrantët me ngjyrë dhe të huaj nga shërbimi klerikal në mjediset monarkike të paktën deri në fund të viteve ’60. Po kështu, dokumentet zbulojnë se Buckingham Palace negocioi klauz
Pandemia, Rusia humbet 5 milionë emigrantë
Gjysma e emigrantëve rezidentë në Rusia kanë lënë vendin duke konfirmuar se çfarë lloj krize ka provokuar pandemia e CoVid-19. Ministria e Brendshme e Rusisë ka njoftuar sot se 5 milionë emigrantë janë larguar ndërsa në vend kanë mbetur ende 6.3 milionë të huaj.
87 mijë të larguar nga puna që nga qershori
Shifrat e Drejtorisë së Tatimeve të cilat flasin për mijëra biznese të falimentuara gjatë pandemisë nuk janë zyrtarizuar ende nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave. Pas një takimi me homologun e Kosovës për mundësit e punësimit dy palësh dhe njohjen e sigurimeve shoqërore, ministrja Anila Denaj pranoi faktin se ka një numër të lartë biznesesh që kanë ulur qepenin, ndërsa preferoi të japë shifra zyrtare vetëm për numrin e të papunëve gjatë pandemisë.
Po thonë që është Skandal
Opozita e rrobave firmato ka kapur nga qafa një kryetemë të re. Lirinë e shtypit. Xhanëm në kohë karantine sullacot e Ilir Metës dhe Lulzim Bashës duan pak erëza që të shtyhen poshtë si kafshatë mjerimi për qëndrestarët që po rrinë në shtëpi.
Rrezikohen 50 mijë vende pune në fasoneri
Fasoneria është industria më e prekur jo vetëm për numrin e punonjësve të infektuar, por edhe për dëmin që i është shkaktuar në planin fiananciar.
Kreu i Shoqatës, Gjergj Gjika thotë se pagat e punonjësve janë reduktuar dhe se nëse kjo situatë do të vijojë fabrikat do të nxjerrin në rrugë rreth 50 mijë punonjës.
Rindërtimi, kryeministri flet pa shifra: Punë ka, krah pune Jo
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në prezantimin e projektit të Ridnërtimit të objekteve dhe infrastrukturës së dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Ai ka paraqitur pamje, skica, plane si dhe ka folur për një hapje fronti të gjerë pune me pagesa të mira.
Me këtë proces hapet një front i madh punësimi ku qëllimi ynë është të kërkojmë nga kompanitë që do hyjnë si fituese të vendosin paga të konsiderueshme dhe jo paga të ulëta, apo minimale për punëtorët.
Studimi/Depërtimi i mafies në ekonomi, uli punësimin me 28% në Italinë e Veriut
Banka e Italisë ka publikuar së fundmi një studim sipas të cilit penetrimi i mafies kalabreze, Ndragheta në ekonominë e Italisë Veriore dhe atë Qendrore ka çuar në reduktimin me 28% të vendeve të punës.
Studimi është shtrirë në vitet 1971-2011 dhe ai llogarit në nivel matematik sesi ndikon në punësim prania e botës mafioze. Depërtimi është i thellë dhe sipas bankës ka prekur botën e sipërmarrjes, profesionistët, administratën publike, politikën.
Punësimi i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, tani pa leje pune
Qeveria shqiptare ka vendosur në mbledhjen e sotme lehtësimin e procedurave të punësimit në territorin e Shqipërisë të shtetasve malazenë dhe maqedonas që janë të kombësisë shqiptare. Me propozim të ministrit të Financave dhe Ekonomisë qeveria ka sanksionuar:
ATSh përgënjeshtron Kryeministrin për papunësinë dhe injoron shkallën e emigrimit të të rinjve
Shkruan sot Agjencia Telegrafike Shqiptare: