Ligji nis poshtë Nesh. Mbretëresha Elisabeth ndaloi punësimin e emigrantëve me ngjyrë në oborrin e vet
Gazeta britanike “The Guardian” publikonte dje disa dokumente sipas të cilave oborri mbretëror në Britaninë e Madhe ka përjashtuar emigrantët me ngjyrë dhe të huaj nga shërbimi klerikal në mjediset monarkike të paktën deri në fund të viteve ’60. Po kështu, dokumentet zbulojnë se Buckingham Palace negocioi klauzola kontroverse që janë ende në fuqi, të cilat e përjashtojnë Mbretëreshën dhe oborrin nga detyrimet ligjore që ndalojnë diskriminimin racor dhe seksual.
Materialet janë zbuluar në Arkivën Kombëtare dhe sipas gazetës aty hidhet dritë mbi procedurat enigmatike parlamentare në Britani që i mundësojnë Mbretëreshës ndikim sekret mbi ligjvënien në vend. Vetëm Buckingham Palace ka refuzuar të komentojë mbi këtë çështje shumë të ndjeshme dhe me rëndësi etike, por jo vetëm, duke u mbrojtur se nuk ka mbajtur përpara viteve ‘90 të dhëna mbi origjinën racore të të punësuarve.
Problemi merr rëndësi edhe nisur nga fakti se në vitet ’60 qeveria britanike propozoi ligje që ndalonin refuzimin e punësimit nisur nga kriteret racore dhe etnike. Por Mbretëresha ka qenë përjashtuar nga detyrime të tilla për katër dekada, duke shmangur kështu një shkelje ligjore, ndonëse në planin etik zgjedhja për të shmangur punësimin e emigrantëve është një tregues shumë i fortë për atë që fshihet pas dukjes së një qeverie liberale dhe që aplikon apo mbron parimet e të drejtës. Po kështu, askush nuk mund të ankohet në gjykatë për përjashtime të tilla, nëse beson se është diskriminuar përderisa legjislacioni nuk zbatohet në rastin e shtëpisë mbretërore britanike.
Në kontekstin e këtij investigimi, gazeta vë në dukje një fakt që duket se relatohet me një klimë të mbyllur në muret e Buckingham Palace për këto tema, e që është se në muajin mars, Dukesha e Sussex, “e para anëtare me racë të përzier e familjes mbretërore, kishte patur mendime për vetëvrasjeje gjatë qëndrimit në familjen mbretëror dhe se ka hamendësuar se një nga anëtarët e saj kishte shprehur shqetësim për ngjyrën e lëkurës së fëmijës së saj”.
Mekanizmi mbi të cilin është proceduar në këtë drejtim është i ashtuquajturi “konsensusi i Mbretëreshës”, të cilin gazeta e quan:
një mekanizëm të errët parlamentar përmes të cilit monarkët japin leje parlamentit të debatojnë ligje që prekin ata dhe interesat e veta private
Në fund të fundit, mbreti është mbret edhe në kohën tonë.
Add new comment