ATSh përgënjeshtron Kryeministrin për papunësinë dhe injoron shkallën e emigrimit të të rinjve

Postuar në 15 Prill, 2019 13:43

Shkruan sot Agjencia Telegrafike Shqiptare

Organizata Ndërkombëtare e Punës ka publikuar të dhënat e reja mbi situatën e punësimit të të rinjve në Europë, ku për Shqipërinë prezantohet një ulje e ndjeshme e shkallës së të rinjve të papunë, të paarsimuar dhe të patrajnuar.
Referuar shifrave të ILO ndër vite, ndërsa në vitin 2013, shkalla e papunësisë së të rinjve të pa punë, pa arsimuar dhe pa trajnuar në Shqipëri ishte  33.4 % dhe në vitin 2015 plot 32.8%, në vitin 2018, kjo shkallë ra në 26.2 %.
Kjo shifër, vetëm 26.2 %, tregon situatën pozitive të punësimit, arsimimit dhe trajnimit  të të rinjve në vend, duke marrë parasysh që papunësia rinore është një nga sfidat kryesore dhe më shqetësuese të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Është e qartë për të gjithë se ATSH e ka detyrë funksionale të pashkruar që të vizatojë bukur imazhin e qeverisë. E ka patur përherë këtë barrë në punën e vet dhe jompër faj të gazetarëve apo drejtuesve. 

Por këtij lajmi që synon të përgënjeshtrojë lajmet e rreme i mungojnë dy elementë: 

Së pari formula “punë ka, por mungojnë profesionistët” ka dalë nga kryeministri që me këtë rast ka dashur të justifikojë papunësinë e lartë me mungesën e kualifikimit. 
Së dyti kjo “analizë” është e cekët sepse nuk konsideron shkallën e emigrimit në këto vite që në vetvete e ulin artificialisht përqindjen e papunësisë që është në fakt shkaku kryesor pse njerëzit ikin. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.