Punësimi i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, tani pa leje pune
Qeveria shqiptare ka vendosur në mbledhjen e sotme lehtësimin e procedurave të punësimit në territorin e Shqipërisë të shtetasve malazenë dhe maqedonas që janë të kombësisë shqiptare. Me propozim të ministrit të Financave dhe Ekonomisë qeveria ka sanksionuar:
Përjashtimin nga detyrimi për pajisje me leje pune apo certifikatë regjistrimi në punë, për shtetasit e Malit të Zi dhe të Maqedonisë së Veriut, të përkatësisë etnike shqiptare, që janë me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë. Këta shtetas gëzojnë të drejtën e punësimit e të vetëpunësimit, sikurse edhe shtetasit shqiptarë, përjashtuar rastet kur punësimi lidhet posaçërisht me pasjen e shtetësisë shqiptare, sipas legjislacionit në fuqi.
Deklarimi për punësimin e shtetasve, sipas përcaktimit të pikës 1, të këtij vendimi, bëhet në zyrën përkatëse të punësimit nga vetë shtetasi apo nga punëdhënësi i tij
thuhet në njoftim.
Add new comment