Billboard

Avaz i 27-vjetëve

Postuar në 13 Dhjetor, 2017 22:29

Dy ditët e fundit, dikush ka shtyrë ujërat për të riktyer në vëmendje çështjen “Tahiri”. Pak të dhëna të reja nga sms e bashkëshortes së ish-ministrit të Brendshëm, një skup i shfryrë dhe I mbingarkuar me fjalë nga Top-Channel, dhe Tahiri është sërish në qendër të lajmit politik.

Kriza e dakordësuar për mandatin e Prokurorit të Përgjthshëm

Postuar në 08 Dhjetor, 2017 14:30

Kush ka ndjekur zhvillimet për çështjen e mandatit të Prokuorit të Përgjithshëm, nuk mund të mos vërë re një neglizhencë të dyanshme, e cila nuk mund t’i faturohet paaftësisë apo mungesës së ekspertizës.

Lënia pas dore e një çështjeje të tillë është në fakt një akt programimi krize në mënyrë të qëllimshme.  Jo vetëm sepse paketa e ndryshimeve kushtetuese që kanë hyrë në fuqi është  e detajuar si asnjëherë më parë në aspektin procedurial, por sepse vetë reforma në drejtësi si prioritet e ka organin e akuzës një ndër lëndët kryesore.

Sporti i preferuar i ligjbërjes

Postuar në 05 Dhjetor, 2017 10:01

Qeveria e Edi Ramës u përball për herë të parë me sfidat ekonomike të përmbytjeve në vitin 2015. Në ndryshim nga qëndrimet e vitit 2011, kur PS-ja ishte në opozitë, Rilindja e pushtetit nisi të fliste për tërbimin e motit, apo një cikël që ndodhte një herë në 75 vjet. Qeveria deklaroi se i shleu një për një dëmet e të dëmtuarve dhe për këtë thirri me hir e me pahir edhe bizneset që të kontribuonin.

105 vjet Pavarësi

Postuar në 28 Nëntor, 2017 14:39

Kanë kaluar 105 vjet dita e asaj që historiografia shqiptare e njesh si Shpallja e Pavarësisë. Një datë e shënuar, me gjasë akti më i rëndësishëm politik i elitës shqiptare qysh nga koha e përballjes fillestare me osmanët, që bashkë me vendimet e Kongresit të Manastirit më 1908, përcaktuan paradigmën e shtetit dhe kombit shqiptar drejt Perëndimit.

Barazim...

Postuar në 26 Nëntor, 2017 00:47

Shumëkush mund ta kujtojë atë spotin elektoral të kryeministrit Edi Rama në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Në rolin e një punonjësi policie që ndalonte dikë me makinë në shkelje të rregullave dhe që nuk pranonte asnjë kompromis. Madje duke i dhënë leksion qytetarit se me gjobat bëhen spitale, kopshte, shkolla etj..

Mesazhi ishte përzgjedhur i thjeshtë dhe i qartë: shteti ndërtohet duke ndëshkuar çdo shkelje dhe duke vlerësuar te ndëshkimet monetare një kontribut për të bërë disa punë.

Pasojat e një marrëveshjeje kriminale!

Postuar në 24 Nëntor, 2017 18:15

Situata në Shqipëri ka mbërritur në një pikë ku besimi te politika thuajse ka rënë, ndonëse kryeministri thotë se politika është i vetmi mjet për të ndryshuar rendin e mirëqënies materiale dhe asaj demokratike. Paradoksalisht jemi në kushtet kur varka e qeverisjes së tij po fut ujë nga të gjitha anët dhe përpjekja për t'i “shpëtuar fytyrën” Rilindjes po e diskretiton dhe më shumë prestigjin e familjes socialiste, që në çdo rast i njeh vetes dy medalje; atë të antiberishizmit gjatë tranzicionit dhe ambicjen e kryetarit të mëvonshëm Edi Rama për të bërë shtet.

Dëshmorë dhe tradhëtarë që nuk ekzistojnë më

Postuar në 19 Nëntor, 2017 13:37

I ashtuquajturi dezertim i katër komandove shqiptare pas një stërvitjeje në Uells, ka kapur në befasi Ministrinë e Mbrojtjes, që thjesht sa ka depozituar një kallëzim penal. Pjesën publike, atë të raportit sqarues me opinionin, po e bën deri diku, ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë, Jeronim Bazo. Për të lënë mënjanë akuzat politike ndaj tij dhe ish-ministres Kodheli për radarët e mbulimit detar, dosje që është në prokurori, po sjellim një pasazh nga një intervistë e Bazos, dhënë dje për News24.

Nuk ka nevojë për një portal më shumë

Postuar në 14 Nëntor, 2017 20:44

Kryetari i opozitës parlamentare, z.Lulëzim Basha, ka artikuluar këto dy ditë akuzën më të rëndë politike që është bërë ndoshta në dy dekada. Sipas tij inkriminimi i ekonomisë dhe qeverisjes ka arritur deri në atë pikë saqë edhe projektbuxheti është në funksion të pastrimit të parave të drogës. Duke marrë të mirëqenë të dhënat se sasia e parave të drogës që hamendësohet që xhiron në një vit në Shqipëri, është më e madhe se vetë paraja e buxhetit vjetor, atëherë është e qartë se akuza  është edhe më e rëndë.

Shqiptarit, që nuk ja hedh dot

Postuar në 02 Nëntor, 2017 11:52

Ndoshta shumëkujt ju bë qejfi ditët e fundit kur kryeministri Edi Rama, përsëriti disa herë rresht se sipas tij “edhe shqiptarin më pa shkollë nuk e bën dot për budalla”. Rama tha madje se këtë ua përsërit edhe të huajve, që ndoshta kanë paragjykimet e tyre, apo edhe konstatimet për integritetin e materies gri të popullsisë shqiptare.

A duhet të jemi naivë si Sajmiri?

Postuar në 31 Tetor, 2017 01:03

Një intervistë e ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri në emisionin Top Story nuk zbuloi asgjë më shumë nga çështja e shumëpërfolur e deputetit socialist dhe lidhjeve të dyshuara me grupin e Habilajve. 

Kurioziteti nuk lidhej me të vërtetat e Sajmirit, i cili natyrisht është më i lehtësuar pas vetos së parlamenit për të mos e arrestuar, por me titullin e lajmëruar të emisionit "Në shtëpinë e Saimirit". 

Pages

Subscribe to RSS - Billboard