Arkiv-Opinion
Xanxave të ankimimeve u duhet dhënë përgjigje e shpejtë
Janë bërë një numër ankimimesh pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Afërmendsh, këto ankimime janë legjitime, por legjitimiteti nuk e zhbën dot natyrën xanxare të shumicës së këtyre gjesteve, të bëra nën motivime nga më të ndryshmet, rëndom të liga. Nuk është se mund të shoqërohen me pasoja që mund të njollosin/komprometojnë/prishin zgjedhjet. E shumta, mund të ngathtësojnë e ngadalësojnë procedurat që ndiqen deri në momentin që bëhet shpallja zyrtare e rezultatit e u jepet mandati të zgjedhurve.
Shqipërisë i kanë ardhur “ato”
Zgjedhjet elektorale vendore – qershor 2015 – i dhanë Shqipërisë nga Jugu në Veri, pothuaj si dy vite më parë, një ngjyresë politike menstruale. Cikli demokratik është thyer dhunshëm prej një trandjeje e shkundullime të panatyrshme, prej së cilës ngjyra e mavisë e ka përfshirë fundekrejt mëmëdheun, mu si një gjymtyrë të gangrenizuar. Mbetet vetëm dilema: do të ketë përmirësim vallë gjymtyra (do t’i mbijetojë gangrenës) apo do të duhet të “amputohet”?
Zgjedhjet treguan dështimin e Rilindjes
Ditën e zgjedhjeve vendore në 21 qershor “Rilindjes” iu mbërthyen gozhdët e fundit në arkivol. Deputetit Ben Blushi, që e kishte quajtur të vdekur disa kohë më pare, iu bashkuan të paktën 170 mijë votues shqiptarë të cilët nuk votuan për kandidatët e koalicionit qeveritar.
Fitore që nuk të emocionon
Në të gjitha zgjedhjet që janë kryer në këta vjet në Shqipëri, vështirë të gjesh një çast që, pas përfundimit të tyre, të ndiesh emocion; pra, nga pozitat e qytetarit të paanshëm, të ndihesh i motivuar dhe me një lehtësim të kuptueshëm në shpirt. Zgjedhjet e para pluraliste e mbytën entuziazmin se ato i fitoi vazhdimi i Partisë së Punës, zgjedhjet që pasuan, vërtet u fituan në shumicë nga PD-ja, por entuziazmi zgjati pak se menjëherë në vend nisi të instalohet autoritarizmi dhe demokracia u deformua qysh në ngjizje.
Grek apo shqiptar: Ngjashmëria e padurueshme e tjetrit
Këto 10 vitet e fundit, jam përpjekur dhe kam pasur si qëllim të bëhem një rrëfyes i mirë. Megjithatë, po e filloj këtë kumtesë me një poezi në gjuhën greke. Në këtë mënyrë ju mund të shihni vetë se si tingëllojnë në buzët e mia shqiptare fjalët greke: «Δεν θέλω τίποτε άλλο παρά να μιλήσω απλά// να μου δοθεί τούτη η χάρη… Κι είναι καιρός να πούμε τα λιγοστά μας λόγια// γιατί η ψυχή μας αύριο κάνει πανιά».
Kurthi i Lazaratit apo Shteti në grackë?!
Qetësia e rremë 1-vjeçare e Lazaratit u prish dhe si pasojë e saj një oficer i forcave speciale mbeti i vrarë ndërsa u plagosën dy të tjerë. E pra, prej thuajse një viti, Lazarati, ky fshat shumë i përfolur për vite të tëra se kishte dalë nga kontrolli i shtetit, në fakt patrullohej orë e çast nga forcat e policisë. E me gjithë krehjet e mundshme të bërë kohë pas kohe, në fshat vazhdonte të kishte armë zjarri të tipit “kallashnikov”, mitraloza, madje dhe snajperë.
Problemi rural i Bojaxhiut në 2017-ën
Pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve në Tiranë, Gjergj Bojaxhiu deklaroi se mijra votat që i kishin dhënë qytetarët e Tiranës e kishin inkurajuar për t’u futur në garën politike të 2017-ës. Aktualisht ai është i mbështetur nga një grupim vullnetarësh, i quajtur “Ne Tirana”, i cili nuk është i regjistruar juridikisht si lëvizje apo parti politike. Gjë që do të thotë se së afërmi mund të presim që grupimi “Ne Tirana” të regjistrohet zyrtarisht si forcë politike me emrin “Lëvizja Ne Shqipëria” apo me një emër tjetër.
Çfarë ka ndodhur në terren mes PS-së e LSI-së?
Duket haptazi që ka lindur një problem mes PS-së e LSI-së. Më saktë, një qejfmbetje. Kjo gjë u hamendësua qysh në momentin e parë pas zgjedhjeve nga një numër rezultatesh, por u konfirmua më pas nga një goditje me spond e Ilir Metës dhe nga deklaratë e qartë e Luan Ramës.
“Të majtë” apo “të djathtë” votuesit e Bojaxhiut etj.?
Në bashkitë e vogla, votat e 21 qershorit për kryebashkiakë patën përthyerje të ndryshme lokale, fisnore e personale. Për këtë arsye, në shumë bashki, nuk pati një korelacion të fortë mes votave për kryebashkiakë të 21 qershorit 2015 dhe votave që morën koalicionet mbështetës respektivë në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës.
Disa pritmëri që s'u materializuan në 21 qershor
1 – “Referendumi popullor dhe konstantja historike”; 2 – “LSI, parti e dytë”; 3 – “Babaxhani Halim Kosova”; 4 – “Kandidati i pavarur Bojaxhi, 1%”; 5 – “Pjesëmarrje e ulët"
1 – “Referendumi popullor dhe konstantja historike”