Zgjedhjet treguan dështimin e Rilindjes

Ditën e zgjedhjeve vendore në 21 qershor “Rilindjes” iu mbërthyen gozhdët e fundit në arkivol. Deputetit Ben Blushi, që e kishte quajtur të vdekur disa kohë më pare, iu bashkuan të paktën 170 mijë votues shqiptarë të cilët nuk votuan për kandidatët e koalicionit qeveritar. Kryeministri Rama zhvilloi një fushatë mjaft të fortë duke kërkuar votat për kandidatët e tij “për të bërë të mundur Rilindjen, për të sjellë transformimin e madh etj.” Është e kotë të themi se kryeministri vizitoi më shumë se pesë herë secilën bashki të rëndësishme dhe se e zbriti retorikën deri në përçmim të kundërshtarit, në kërkim të votave për Rilindjen. Rezultati përfundimtar është se kandidatët e shumicës qeverisëse u votuan nga rreth 830 mijë njerëz ose nga rreth 170 mijë njerëz më pak se sa kjo shumicë mori në vitin 2013. Kemi një rënie të pazakontë me rreth 17 përqind.
Kur rezultati për kandidatët për kryetar bashkie u bë i qartë, të martën, kryeministrti Edi Rama mbajti një deklaratë (fjalim) në selinë e kryeministrisë. Duke iu drejtuar njerëzve ai tha se rezultati ishte: “Konfirmimi që ju bëtë… .në këto zgjedhje, jo thjesht sepse votuat kaq shumë për aleancën tonë…”. Kryeminsitri tha gjithashtu se rezultati ishte konfirmim i reformave dhe i nevojës për thellim të tyre. Përdori si zakonisht fjalë të tilla (pa kuptim) si “Shqipëria e gjeneratës tjetër” apo “transformim rrënjësor”. Fjalimi zgjati rreth 40 minuta dhe në çdo rresht kishte metafora që kërkonin të tregonin ndjeshmëri ndaj shqetësimeve të qytetarëve.
Në shtator të vitit 2013 Angela Merkel fitoi zgjedhjet për herë të tretë dhe mbajti një fjalim që zgjati 1 minutë e 43 sekonda. Ajo falenderoi votuesit dhe tha se përgjegjësitë e mëdha të një kohe të vëshrtirë do të jenë shqetësimi i vetëm i saj. Para pak javësh kryeministri Cameron fitoi mandatin e dytë dhe mbajti një fjalim pas daljes së rezultatit që zgjati 5 minuta. Ai falenderoi liderin e liberaldemokrateve Clegg për bashkëpunimin në qeverinë e kaluar, në qeverinë e parë të koalicionit 70 vitet e fundit, falenderoi votuesit dhe foli shkurt për disa nga sfidat me të cilat do të përballet qeveria e tij. Në vitin 2012 Francois Hollande u zgjodh president i Francës. Fjalimi i tij i fitores zgjati 2 minuta e 10 sekonda dhe ishte i gjithi një falenderim për votuesit dhe për kandidat kundërshtarë. Fjalimi fitores së presidentit Obama zgjati rreth 21 minuta në vitin 2008. Bëhet fjalë për një zgjedhje historike (Presidenti i parë me ngjyrë, vendi i zhytur në krizën më të thellë që nga depresioni i madh, kriza në Irak e Afganistan, marrëdhëniet e komplikuara me Izraelin, çështja palestineze etj etj). Rama foli për më shumë se 40 minuta në përpjekje për të qenë bindës, në përpjekje të prodhojë realitet me anë të asaj që thotë dhe duke besuar se ajo që ai thotë ka një peshë të rrallë.
BasketbollistiDuhet thënë se në zgjedhje lokale as Merkel, as Hollonde, as Cameron etj, nuk flasin fare. Zyrtarë të tjerë të partisë flasin mbi qëndrimin e saj për zgjedhjet. Në rastin tonë kryeministrti nxitoi të flasë për konfirmim të reformave dhe të mbështetjes së madhe sepse kërkon që ai të përcaktojë termat e diskutimeve, të largojë diskutimin nga humbja e 170 mijë votave dhe nga vdekja e rilindjes. 1 milionë shuplakat kanë qenë togfjalëshi më i përdor prej tij në këto dy vite dhe ato kanë shërbyer si burim legjitimiteti për të gjithë veprimin e qeverisë. Ato kanë shërbyer edhe si kamxhiku ndaj çdo kritike.
Kryeministri Rama reagoi me atë që Daniel Kahneman një nga psikologët më të mëdhenj konjitivë të kohës sonë (fitues i çmimit Nobel) e quan Sistemi i Parë i të Menduarit. Me Sistem të Parë ai kupton të menduarin automatik, të shpejtë, emocional, të pavetëdijshëm, stereotipik. Pa nisur ende numërimi për këshillat bashkiakë kryeminsitri foli për rezultatin. Ai bëri një lexim emocional, të menjëhershëm të asaj që pa dhe të asaj që donte të shihte. Ai tha se u rikonfirmuan reformat nga një votim masiv dhe u rikonfimua nevoja për thellim të tyre. Zgjedhjet ndërkohë kishin dhjetëra ngjyra dhe në bashki të ndryshme kishte specifika të ndryshme dhe shpjegime të ndryshme.
Daniel Kahneman thotë se vendimarrësit dhe njerëzit që japin mendime duhet të përdorin Sistemin e Dytë të Mendimit: të menduarin e ngadaltë, të vetdijshëm, analitik, logjik, të bëjnë llogari dhe të marrin në konsideratë çdo element. Në fakt në shumicën e bashkive fitoi koalicioni qeveritar, por në disa ai fitoi vetëm me pak vota si Puka dhe Fushë Arrëzi (me difencë rreth 50 vota). Në disa të tjera fitoi thellë si Tirana, Durrësi, Vlora, Elbasani, Kavaja, por brenda këtyre fitoreve të thella ka lexime të ndryshme. Për shembull Erion Veliaj është votuar me 40 mijë vota më pak se sa se sa koalicioni qeveritar (votimi për këshillat). Në Durrës faktorë të tjerë kanë çuar në atë rezultat, ashtu siç, po faktorë të tjerë, kanë ndikuar në Kavajë. Ka humbje të ngushta si Mati, por ka edhe humbje të thella si Shkodra dhe Lezha. Saranda si qytet ka votuar kandidatin e PD dhe Ksamili me fshatrat kanë votuar kandidatin e PS e kështu me radhë. Atëherë pse p.sh Saranda është kundër reformave, nuk i komnfirmon ato, dhe pse Ksamili i konfirmon? Po Shkodra dhe Kukësi janë kundër reformave dhe pse Malësia e Madhe dhe Hasi janë pro? Nuk mund t'i lejojmë vetes të hyjmë në absurd, as në kryeministri.
meta-prrenjasNjë element tjetër i rëndësishëm dhe që dëshmon qartë se rilindja ka vdekur është edhe reultati i LSI. Ajo ka humbur bashki të rëndsishme, por ka fituar rreth 250 mijë vota për këshillat bashkiakë. Duhet thënë se votat për këshillat bashkiakë kanë një domethënie më të vogël politike (në mjaft raste nuk kanë fare domethënie politike, ato kanë qenë gjithnjë pazar) se sa vota për krytarë bashkie. Në rastin e LSI megjithatë vihet re se ka patur një angazhim mjaft të madh për votat e këshillave. Ajo me sa duket e ka kthyer në sfidë këtë betejë dhe në disa bashki është parti e parë, në disa, parti e dytë dhe në disa të tjera, parti e tretë.
Edhe kreu i saj foli për rezultat spektakolar. Pyetja shtrohet: çfarë ka qenë kaq frymëzuese që LSi që është rritur? A mos ka qenë puna e ministrave Haxhinasto, Gjosha, Panariti burimi frymëzimit? Pse nuk kanë frymëzuar me punën e tyre ministrat Bushati, Gjiknuri, Cani, Tahiri, apo edhe vetë kryeministri Rama?
Në 1 prill të vitit 2013, kur Ilir Meta njoftoi se largohej nga koalicioni me PD tha se e bënte këtë për ti dhënë vendit një ekuilibër të ri pushtetesh. Ilir Meta nuk tha se bashkohej me PS për të bërë realitet rilindjen. Po ashtu kreu i LSI tha se ato që kishte thënë për Ramën i takonin arkeologjisë dhe historisë dhe vetëm shkenca të tilla duhet të merreshin me to. Ai shihte përpara. Meta, veç vendosjes së një standardi të ri në gjykimin mbi moralin, u përpoq të vendosë edhe një gur themeli në shkencat sociale, duke treguar se cila prej tyre duhet të merret me moralin. Sot, dy vite më pas, ai ia ka dalë të vendosë një ekuilibër të ri pushtesh dhe sheh përpara. Rezultati i LSI tregon se ka dështuar Rilindja. Religjioni, sociologjia dhe filozofia vazhdojnë ende të studiojnë moralin dhe deri më tani në këtë pikë Meta ka dështuar.
"Postbllok.com"
Comments
po ky zegali nga na doli

po ky zegali nga na doli ??

jane zgjedhje vendore dhe jetri fiton 70% te pushtetit vendor ky mavria thote deshtoi ??? po kush fitoi o lumadh, Luli me 25 % ??

Mortja mu ne analist thuaj : mortja edhe neve qe lexojme keta te fandaksur..

marta-jush 70% e 48% nuk do

marta-jush

70% e 48% nuk do te thote se ka konsensusin e shumices se popullsise. Ta kam thene edhe njehere lere matematiken dhe statistiken se je me byke se Rama.

Uro qe te mos i prishet mendja Ilir Metes se pastaj gjithe ky entuziazem e gjithe kjo arrogance do te behet pluhur e pastaj vajmedet Rilindje.

Keshtu eshte kur te ze

Keshtu eshte kur te ze zekthi. Perpiqesh t'ia shesesh deshirat e tua te tjereve per te verteta. Vazhdo Fitim se ne fund do te dalesh me humbje. Beja qejfin vehtes.

Po cfare thote ky. Nuk je i

Po cfare thote ky. Nuk je i kenaqur me marjen nga PS te 46 bashkive nga 61.- Te 59 keshillave bashkiake nga 61 dhe te 12 Keshillave te Qarqeve nga 12 qe ka vendi.

Injoranca nuk ka kufi, kur te duket vetja se di pak.

@ILIRET.A e ke degjuar ate

@ILIRET.A e ke degjuar ate shprehjen ???Nuk ka qorr me te madh se ai qe nuk don te shikoje"..???Zekthi eshte tipik person i tille.Une personalisht i uroj Rilindjes dhe Edi Rames edhe 100 deshtime te tjera si kjo e 21 Qershorit dhe i uroj Bashes me qindra e mijra fitore te tjera si ajo e 21 Qershorit.

Verberia eshte pikerisht tek

Verberia eshte pikerisht tek ai qe sheh qarte ne te tilla raste. Rezultati ben mu perpara syve, ndaj ose autori eshte budalle (gje qe, po te keni lexu te pakten dy paragrafe nga shkrimi do ta kuptoni qarte se nuk eshte) ose jeni ju te trashe qe nuk keni kap asgje nga shkrimi, pervec titullit. Natyrisht te gjitha gjasat jane per kete te dyten, dhe kur trashesine tuaj e shoqeroni me arrogance e tallje me te mencurin, gjerat behen per vajmedet!

Artikulli bazohet ne

Artikulli bazohet ne llogjiken shqiptare qe te bardhen e bene te zeze dhe anasjeltas. Autori ngaterron reagimin emocional te Rames (qe e krahason me ate te leaderave te Gjermanise dhe Britanise) me faktin se duam apo nuk duam ne, fitorja e "Rilindjes" ishte totale dhe e shproporcionuar. E pamohueshme. Per mua kjo fitore eshte jo pozitive sepse i jep koalicionit qeveritar nje pustet gati absolut, pothuaj si ne Kube. Por te ngaterrosh gjerat e te thuash se zz Rama dhe Meta nuk i dominuan poltesisht sfidat elektorale kjo eshte marrezi. Ata aktualisht kontrllojne cdo post qe u eshte neshtruar zgjedhjeve prej dy vjetesh; qeveri, qytetet me te rendesishme ne vend dhe shpejt do tu ve rradh Presentit dhe gjykatave... Mos priste autori qe zgedhjt te fitoheshin me 99% te votave? Konkluzione nga zgjedhjet mund te dalin shume dhe pubicistet te na mesojne gjera qe nuk i dallojme dot ne te thjeshtet. Por cfare nuk e luan topi eshte se aktualisht "Rilindja" mund te beje cfare ti teket ne vend, ka fituar dore per dore, kontrollon pushtetin dhe perballe ka nje opozite sa te plakur (Z. Berisha eshte 70, nga te cilet 30 i ka kaluar ne lajmet e TV shqiptare) dhe qe nuk ka me ide te reja. Praktikisht oponenca e vetme ndaj Rames mund te vije (teorikisht) vec nga Meta... Une si shqiptar i kam frike keto rrethana ku pak njerez jane te gjithpushtetshem dhe nuk dua te shoh enderra sikur PS/LSI i paskan punet pisk se kane humbur 100 mije vota ne zgjedhjet lokale qe ata i dominuan si rralle here.

Add new comment