“Të majtë” apo “të djathtë” votuesit e Bojaxhiut etj.?

Postuar në 24 Qershor, 2015 17:01
Eduard Zaloshnja

Në bashkitë e vogla, votat e 21 qershorit për kryebashkiakë patën përthyerje të ndryshme lokale, fisnore e personale. Për këtë arsye, në shumë bashki, nuk pati  një korelacion të fortë mes votave për kryebashkiakë të 21 qershorit 2015 dhe votave që morën koalicionet mbështetës respektivë në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës.

Por në dy bashkitë më të mëdha, Tiranë e Durrës, ku u regjistruan përkatësisht 300 mijë e 100 mijë vota të vlefshme, vlen të bëhet një analizë e korelacionit mes votave për kryebashkiakë të 21 qershorit 2015 dhe votave të 2013-ës të koalicioneve mbështetës. Kjo, sepse madhësia e këtyre bashkive nuk krijon shumë mundësi për përthyerje lokale, fisnore e personale.

Në Durrës, Vangjush Dako mori pothuaj ekzaktësisht aq vota sa morën në 2013-ën të 37 partitë që e mbështetën zyrtarisht atë. Dhe e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Grida Dumën – ajo mori aq vota sa morën në 2013-ën të 15 partitë që e mbështetën zyrtarisht atë.

Pra, mund të thuhet se në Durrës, mund të mos ishin zhvilluar fare zgjedhjet, dhe kryebashkiaku mund të ishte përcaktuar thjesht nga votat e dy koalicioneve në 2013-ën.

Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Tiranën, ku garuan 4 kandidatë të pavarur, përveç 2 kandidatëve kryesorë. Të pavarurit, së bashku, morën 22 mijë vota (shumicën dërrmese të votave i mori Gjergj Bojaxhi), duke krijuar një përthyerje të korelacionit mes votave për kryebashkiakë të 21 qershorit 2015 dhe votave të 2013-ës të koalicioneve mbështetës.

Dhe pyetja është nëse kandidatët e pavarur morën vota “të majta” apo “të djathta”.

Në bashkinë e zgjeruar të Tiranës, Erion Veliaj mori 55 mijë vota më pak se sa morën në 2013-ën të 37 partitë që e mbështetën zyrtarisht atë, ndërsa Halim Kosova mori 3 mijë vota më pak se sa morën në 2013-ën të 15 partitë që e mbështetën zyrtarisht atë. Duke patur parasysh se Bojaxhi etj. morën 22 mijë vota, duket se votat për Bojaxhi etj. kanë ndikuar shumë më tepër tek deficiti i Veliajt, se sa tek ai i Kosovës.

Dhe tani le të shohim si ka ndikuar vota e Bojaxhiut etj. në zonën urbane të Tiranës (11 minibashkitë), ku të pavarurit morën shumicën dërrmuese të votave.

Në minibashkinë 1, Veliaj pati një deficit prej 3600 votash dhe Kosova prej 300 votash, ndërsa Bojaxhi etj. morën 1400 vota. Duket se votat për Bojaxhi etj. kanë ndikuar shumë më tepër tek deficiti i Veliajt, se sa tek ai i Kosovës.

Në minibashkinë 2, Veliaj pati një deficit prej 6100 votash dhe Kosova prej 600 votash, ndërsa Bojaxhi etj. morën 2800 vota. Duket se votat për Bojaxhi etj. kanë ndikuar shumë më tepër tek deficiti i Veliajt, se sa tek ai i Kosovës.

Në minibashkinë 3, Veliaj pati një deficit prej 3900 votash dhe Kosova prej 100 votash, ndërsa Bojaxhi etj. morën 1400 vota. Duket se votat për Bojaxhi etj. kanë ndikuar shumë më tepër tek deficiti i Veliajt, se sa tek ai i Kosovës.

Në minibashkinë 4, Veliaj pati një deficit prej 4200 votash dhe Kosova prej 1600 votash, ndërsa Bojaxhi etj. morën 1300 vota. Në këtë minibashki nuk duket qartë se tek cili deficit mund të kenë ndikuar më shumë votat për Bojaxhi etj.

Në minibashkinë 5, Veliaj pati një deficit prej 7600 votash dhe Kosova prej 700 votash, ndërsa Bojaxhi etj. morën 3800 vota. Duket se votat për Bojaxhi etj. kanë ndikuar shumë më tepër tek deficiti i Veliajt, se sa tek ai i Kosovës.

Në minibashkinë 6, Veliaj pati një deficit prej 4300 votash dhe Kosova prej 300 votash, ndërsa Bojaxhi etj. morën 1200 vota. Duket se votat për Bojaxhi etj. kanë ndikuar shumë më tepër tek deficiti i Veliajt, se sa tek ai i Kosovës.

Në minibashkinë 7, Veliaj pati një deficit prej 4900 votash dhe Kosova prej 900 votash, ndërsa Bojaxhi etj. morën 2500 vota. Duket se votat për Bojaxhi etj. kanë ndikuar shumë më tepër tek deficiti i Veliajt, se sa tek ai i Kosovës.

Në minibashkinë 8, Veliaj pati një deficit prej 2800 votash dhe Kosova prej 600 votash, ndërsa Bojaxhi etj. morën 1500 vota. Duket se votat për Bojaxhi etj. kanë ndikuar shumë më tepër tek deficiti i Veliajt, se sa tek ai i Kosovës.

Në minibashkinë 9, Veliaj pati një deficit prej 4500 votash dhe Kosova prej 100 votash, ndërsa Bojaxhi etj. morën 2100 vota. Duket se votat për Bojaxhi etj. kanë ndikuar shumë më tepër tek deficiti i Veliajt, se sa tek ai i Kosovës.

Në minibashkinë 10, Veliaj pati një deficit prej 2000 votash dhe Kosova prej 900 votash, ndërsa Bojaxhi etj. morën 1300 vota. Duket se votat për Bojaxhi etj. kanë ndikuar shumë më tepër tek deficiti i Veliajt, se sa tek ai i Kosovës.

Në minibashkinë 11, Veliaj pati një deficit prej 4700 votash dhe Kosova prej 0 votash, ndërsa Bojaxhi etj. morën 1000 vota. Duket se votat për Bojaxhi etj. kanë ndikuar vetëm tek deficiti i Veliajt.

Duke përmbledhur, duket se në të gjitha minibashkitë, përveç asaj Nr. 4,  votat për Bojaxhi etj. kanë ndikuar shumë më tepër tek deficiti i Veliajt, se sa tek ai i Kosovës.

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

<p>E rendesishme eshte te marre edhe me shume se kaq ne 2017.&nbsp;</p>

Submitted by Albanian Zoro (not verified) on

<p>Nje gabim ne analize eshte sepse nuk ehste futur elementi i i numrir te votuesve - nese numri i votuesve total dhe per secilin koalicion eshte me i madh, me i vogel apo njesoj me 2013. Nese numri i voteusve eshte shume me pak se sa ai ne 2013, analiza nuk vlen sepse deficiti i veliajt mund te vi nga mospjessmarrja dhe jo se vota e majte i shkoi bojaxhiut, nderkohe qe votuesit e koalicionit te djathte mund te kene dale te gjithe ne votime. po ashtu, mundet qe te kete votues te rinj qe kane shkuar te votuar dhe jane ata qe kane votuar per bojaxhiun. analize koti. po nuk bere exit polls per kete gje dhe po nuk e analizove ne teresi fenomenin, analiza eshte kot!</p>

Submitted by Mendoj (not verified) on

<p>Votuesi tipik i Bojaxhiut, eshte i mireedukuar dhe i mirepunesuar (pa pasur nevoje per te shitur voten per pune ose miell). Jane pjesa e paket e intelektualeve me tru qe nuk kane emigruar ende. Jane njerez qe kerkojne cilesi jete, jo mbijetese dhe nuk bejne dot komromise me korrupsion, etj. Ne kete vend keta nuk do te gjejne vend per rreth 50 vjet, per shkak se ka shume varferi dhe paedukim dhe pragmatistet e zgjuar kane marre pushtetin. Nuk ka shprese per te rritur votat ne 2017, se gjysma e votuesve mund te kene ri/emigruar deri atehere, mundet edhe Bojazhiu vete.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.