turqit
ADN-ja e britanikëve, vetëm 0.001% autoktonë
Vetëm një në njëmijë britanikë e ka origjinën nga fiset vendase që kanë jetuar në ishull 11 mijë vjet më parë. Pjesa tjetër rrjedhin kryesisht nga bujqit e hershëm evropianë që mendohet se mbërritën në Ishujt Britanikë rreth 6000 vjet më parë, të cilët nga ana e tyre rrjedhin nga bujqit e Anadollit. Në hapësirën e disa qindra viteve, këta fermerë të hershëm evropianë zëvendësuan më shumë se 99 për qind të popullsisë vendase britanike.
Rindërtimi në Laç, investimi turk mbyllet në gusht
Puna nga kantierin e hapur nga kompania turke në qytetin e Laçit po vijon me ritme të shpejta. Drejtori i projektit, Servet Birgoren thotë për MCN se punimet pritet të përfunojnë në muajin gusht. Ndërkaq, qytetarët shprehen të pakënaqur me punën që po zhvillohet në kantieret e hapura nga qeveria shqiptare.
Ku ishin turqit ishte më mirë për Kishën Orthodhokse
Në mdiat turke po qarkullon video e një prifti ortodoks në Greqi, Evangelos Papanikolau të Kishës së Rafinës sipas të cilit ata që sot qajnë për Shën Sofinë bëjnë mirë të pranojnë të vërtetën historike. Duke meshuar, Papanikolau ndër të tjera ka deklaruar se vendimi i Erdogan për kthimin e Shën Sofisë në xhami është pozitiv edhe në raport me mbajtjen e atij tempulli si muze.
Te memoriali për hebrenjtë nuk e lëshon mikrofonin. Te memoriali për turqit mungon
Më 15 korrik 2019, në Tiranë u ngrit pa u njoftuar një memorial në kujtim të personave që vdiqën gjatë grushtit të shtetit në Turqi në vitin 2015. Asokohe qeveria, Bashkia dhe shumëkush që ka zaptuar podiumet dhe foltoret, nuk folën. U mbyllën në heshtjen kukudhe të skuthit që ul kokën e i lëpin këpucët padronit. Kur në fund të fundit, shpirtmadhësia e pushtetit në Tiranë po pranonte të kujtonte disa jetë të humbura.
Turqit, vëllezër apo miq?
Thellësisht i shqetësuar për tërmetin e fundit në Turqi. Në këto çaste të vështira ne qëndrojmë pranë vëllezërve tanë turq të prekur nga tërmeti. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për Turqinë
Pazari për aeroportin e Vlorës, shteti garanton fitimin
Zbardhen prapaskena nga negociatat që po zhvillohen për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Bashkimi i kompanive turke që ka propozuar ndërtimin e aeroportit, kundrejt një shume prej 98 milion eurosh, kërkon garantim të fitimit për të shlyer investimin.
Sipas Tv Klan, Buxheti i shtetit do t’i paguajë 4.5 milion euro në vit për 7 vjet rresht, kompanisë turke Cengiz, Kalyon dhe Kolin Construction, e cila do të marrë ndërtimin dhe operimin e aeroportit të Vlorës.
Haberi i bazës së NATO-s në Kuçovë/Projekti me turqit daton të paktën para vitit 2014
Në Shqipëri do të ndërtohet një bazë ajrore e NATO-s. Madje vendimin për këtë gjë e paska marrë Këshilli i Atlantikut.
Me këto fjalë në Facebook, kryeministri Edi Rama u bë i gjallë si lajm, në po atë ditë, kur në Kosovë Hashim Thaçi frynte zjarrin e tensioneve duke propozuar korrigjim kufijsh me Serbinë.
Thirrje antiturke në Prishtinë
Në muret e Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë, janë shkruar grafite me thirrje për vdekjen e Hashim Thaçit, Shpend Ahmetit dhe Naim Tërnavës, drejtues i Komunitetit Mysliman të Kosovës. Thirrjet në mure, shprehin kundërshtimin për ndërtimin e “xhamisë turke” siç e quajnë, në Prishtinë. Më herët Ahmeti dhe Albin Kurti i VV-së janë akuzuar për lidhje me njerëz të mjedisit fetar, madje edhe fitorja e Shpend Ahmetit në Prishtinë, lidhet sipas disa analizave pikërisht me këtë gjë.
Letër e hapur e Sigmar Gabriel për turqit e Gjermanisë
Në një letër të hapur në gjuhën gjermane dhe turke, botuar në gazetën Bild, ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, siguroi tre milionë turq që jetojnë në Gjermani se ndryshimi në politikën gjermane ndaj Ankarasë nuk është kundër tyre: "Ju na përkisni ne”, thotë Gabriel, "keni ose apo jo një pasaportë gjermane. "
Dy standardet e Europës: Gjermania u mohon turqve emigrantë të drejtën e votës
Austria dhe Gjermania kanë vendosur të mos lejojnë turqit që banojë në territorin e tyre që të marrin pjesë në një referendum hipotetik që mund të organizohet nga Ankaraja zyrtare për rikthimin e dënimit me vdekje. Dënimi me vdekje po synohe të vendoset në Turqi dhe kjo çështje është kthyer në mollë sherri mes Gjermanisë dhe Turqisë, dy vende që vitet e fundit thjesht shantazhojnë njëri-tjetrin.