demokracia
PE: Hungaria nuk është më demokraci e plotë, por një regjim hibrid i autokracisë elektorale
Hungaria nuk është më një demokraci e plotë. Kështu ka vlerësuar Parlamenti Europian që në një votim me 433 vota pro dhe 123 kundër, është miratuar qëndrimi për ta cilësuar zyrtarisht Hungarinë Viktor Orbanit si një “regjim hibrid të autokracisë elektorale”.
Demokracia nuk është thjesht vetëqeverisja, por refuzimi i çdo pushteti arbitrar
Çfarë është demokracia?
"Jemi në mes të një recesioni demokratik prej 20 vjetësh"
Në një intervistë me Kathimerini, profesori i Universitetit të Stanfordit, politologu dhe studiuesi i marrëdhënieve ndërkombëtar, Francis Fukuyama, flet mbi sfidat me të cilat përballen shtetet autoritare dhe "legjitimitetin" e tyre në botën moderne.
Teknikë manipulative me Klinton e 1999-ës: Jeni zgjedhur të drejtoni demokracinë në Europën Juglindore!
Radio Televizioni Shqiptar ka postuar dje në kanalin e tij në Youtube një video të Bill Klinton në vitin 1999 me titullin: Bill Klinton mesazh shqiptarëve: Jeni zgjedhur të drejtoni demokracinë në Europën Juglindore!
Mesazhi është përcjellë në kohën kur Klinton ishte president dhe kishte mbarur fushata e bombardimit të Jugosllavisë, ishte kryer çlirimi i Kosovës dhe tashmë niste puna për Paqen.
Nevojë për një Kontratë të re Sociale në botën digjitale
Në këtë pjesë të dytë të esesë së një grupi autorësh të Universitetit të Groningen, për ndikimin e të dhënave në stabilitetin dhe alienimin e demokracisë, autorët trajtojnë aspektin ligjor dhe nevojën për të kuptuar se parim funksional duhet të jetë ekonomia e shpërndarjes, vetëvendosja informacionale dhe në finale paradigma e inteligjencës kolektive përkundrejt asaj artificiale. Nëse duam që të kemi shpresë se demokracia do të mbijetojë, ose se bëmë gjithçka që ajo të mbijetojë.
***
Të Dhënat, kriza ekzistenciale për Demokracinë
Eseja që publikojmë(sot pjesa e parë) është shkruar nga një grup autorësh të Universitetit të Groningen dhe ngërthen ndoshta çështjen themelore të qytetërimit perëndimor: Mbijetesën e Demokracisë.
Nuk mund të lejojmë që Italia të ndjekë modelin e Orban dhe Polonisë
Kreu i Lëvizjes “5 yjet” në Itali, ish-kryeministri Giuseppe Conte, ka deklaruar gjatë një interviste për gjermanen “Spiegel”, se nëse kryeministrja e re, Giorgia Meloni, do të ndjekë ato që ai i quan “politika reaksionare”, atëherë opozita italiane do të duhet të mobilizojë të gjitha forcat.
A minohet Demokracia në një vend ku ajo thjesht Inskenohet?
Një ndër drejtuesit e Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar sot se drafti për ligjin kundër shpifjes është tërhequr.
E para, dua tju them se ndryshimet në ligjin për median, që kanë të bëjnë me shpifjen janë tërhequr nga propozuesi. Dua tju rikonfirmoj se ne e kemi tërhequr ato ndryshime ligjore që janë bërë para tre vitesh.
Parlamenti Europian miraton raportin: Hungaria nuk mund të konsiderohet më Demokraci!
Parlamenti Europian ka miratuar të enjten më datë 15 shtator një raport përmes të cilin e shpall Hungarinë një shtet që nuk mund të konsiderohet më si demokraci. Sipas dokumentit në fjalë për shkak se vlerat europiane janë nën një kërcënim sistemik atëherë përkufizimi më i saktë është Autarki Elektorale.
Raporti është miratuar me 433 vota pro, 123 kundër dhe 28 abstenime por ai nuk pritet të ketë ndonjë vlerë efektive ndëshkuese.
Mbetet vetëm që Trump të shpallet non grata
Jetojmë në kohët e errëta të radikalizimit artificial të ligjërimit. Artificial, sepse ai përligjet vetëm nga frika dhe pasiguria e elitës, sesa nga i ashtuquajturi antagonizëm. Në një fjalim në Filadelifia, presidenti plak i SHBA, Joe Biden, ka zgjdhur gjuhën për të deklaruar luftë ndaj kundërshtarëve të vet, për të cilët ngrit akuzën se përfaqësojnë kërcënim për vetë demokracinë.