Mbetet vetëm që Trump të shpallet non grata
Jetojmë në kohët e errëta të radikalizimit artificial të ligjërimit. Artificial, sepse ai përligjet vetëm nga frika dhe pasiguria e elitës, sesa nga i ashtuquajturi antagonizëm. Në një fjalim në Filadelifia, presidenti plak i SHBA, Joe Biden, ka zgjdhur gjuhën për të deklaruar luftë ndaj kundërshtarëve të vet, për të cilët ngrit akuzën se përfaqësojnë kërcënim për vetë demokracinë.
Donald Trump dhe republikanët e Make Amerika Great Again përfaqësojnë një ekstremizëm që kërcënon vetë themelet e republikës sonë. Teksa qëndroj sot këtu, barazia dhe demokracia janë nën sulm. Nuk i bëjmë vetes nder nëse pretendojmë ndryshe
citohet Biden.
Deklarime të tilla që janë shndërruar në të vetmin predikim të të ashtuquajturës elitë lideberale, shënojnë një moment krize të vërtetë prej nga ku mungojnë idetë për të dalë dhe shkëputur prej saj. Në një reagim atypëratyshëm lideri republican, Kevin McCarthy, ka deklaruar ndër të tjera se:
Në vend se të bashkojë vendin për të zgjidhur krizat aktual, Presidenti Biden ka zgjedhur të ndajë…amerikanët
Situata në fjalë ilustron më së miri se çfarë lloj zgjedhjesh po afrojnë në Amerikën që ka humbur konsensusin e brendshëm dhe po e ka bashkëjetesën shumë të vështirë. Drejtimi i këtij vendi do të përcaktojë zhvillimet në Perëndim, ndërkohë që ne mund të shohim në këtë lloj ligjërimi rritjen artificiale të rreziqeve imagjinare si Donald Trump, për të cilin ende nuk është zbuluar gjë konkrete. Mbetet që Biden të shpallë non grata kundërshtarin e tij të cilin e percepton si ekstremist dhe kërcënim për demokracinë.
Comments
Kurse ju e shifni si vellai
Kurse ju e shifni si vellai madh qe do ja rregulloje qefin kamunistave. Me a.
Nuk ka kamunista ketu, se
Nuk ka kamunista ketu, se komunizmi eshte gje e madhe, pavaresisht e keqe a e mire. Ketu ka hajdute dhe spiune. Dhe atyre nuk ua ndreq kush. Se lepijne kepucen e pare qe duket.
Add new comment