Nuk mund të lejojmë që Italia të ndjekë modelin e Orban dhe Polonisë

Postuar në 22 Tetor, 2022 00:22

Kreu i Lëvizjes “5 yjet” në Itali, ish-kryeministri Giuseppe Conte, ka deklaruar gjatë një interviste për gjermanen “Spiegel”, se nëse kryeministrja e re, Giorgia Meloni, do të ndjekë ato që ai i quan “politika reaksionare”, atëherë opozita italiane do të duhet të mobilizojë të gjitha forcat. 

Nëse Meloni zbaton politika konservatore ne do të përgjigjemi me një strategji normale, të vendosur opozitare. Por nëse ajo ndjek pozicione reaksionare dhe kërkon aleancë me Orban dhe miqtë e vet në Poloni, apo në partinë e ekstremit të djathtë në Spanjë, Vox, atëherë do të duhet të mobilizojmë të gjithë fuqinë tonë

është shprehur Conte. 

 Ai i është referuar një deklarate të Melonit që e ka cilësuar Poloninë si model për Italinë dhe faktit se Meloni dhe Salvini mbështetën Orbanin kur Parlamenti Europian votoi rezolutën se Hungaria nuk është më demokraci. 

Nuk mund të ketë kurs joliberal për vendin tim. Italia është një demokraci e fuqishme, duhet ta parandalojmë që Italia të lëjë qendrën politike europiane

është shprehur Conte. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.