kompesimi

Qeveria shpalos rezoluta, ATP pret Strasburgun

Postuar në 25 Shtator, 2018 17:21

Teksa qeveria përcolli me shumë entusiazëm një rezolutë të Komitetit të Minsitrave të Këshillit të Europës për çështjen e kompesimit financiar dhe fizik të pronave me një formulë që u ndryshua disa herë dhe që uli vlerën e dëmshpërblimit, Agjencia e Trajtimit të Pronave duket më e përmbajtur.

Hiqen dëmshpërblimet për trashëgimtarët e ish-të përndjekurve

Postuar në 15 Janar, 2018 17:28

Ashtu siç veproi me ligjin e promave, qeveria  po shkon drejt heqjes së trajtimit financiar për kategorinë e ish-të përndjekurve që nuk janë gjallë.

Ministri i Financave tha në një konferencë për mediat se qeveria është duke diskutuar mënyrën se si do të shpërndajë këstet për trashëgimtarët e ish-të përndjekurve politikë, nëse duhet të përfitojnë pasardhësit e atyre që kanë vuajtur në sistemin e kaluar diktatorial, por nuk janë gjallë. 

Akrobacitë me ligjin e pronës, qeveria ndryshon formulën

Postuar në 21 Dhjetor, 2017 11:30

Pas kërkesës së bërë nga Këshilli i Evropës për të përditësuar aktet nënligjore, në fuqi në Republikën e Shqipërisë, lidhur me kompensimin e ish-pronarëve, deri në fund të dhjetorit 2017, dje Këshilli i Ministrave ka miratuar, në mungesë të kryeministrit Edi Rama, dy Vendime, që mendohet se pasqyrojnë ndryshimet e bëra nga ligji i ri i trajtimit të pronës.

Strasburgu nuk pranon "formulën" e qeverisë për pronat

Postuar në 15 Shkurt, 2017 10:40

Qeveria shqiptare rrezikon të paguajë një faturë të kripur për kompensimin e 82 dosjeve për kompensim prone në Gjykatën Strasburgut. Myrshit Vorpsi nga Shoqata Pronësi me Drejtësi pohoi se Gjykata e të Drejtave të Njeriut nuk ka pranuar kërkesën e qeverisë shqiptare për të kompensuar dosjet në proces në bazë të zërit kadastral 1944, ku toka truall kompensohet si tokë bujqësore. Gjykata ka kthyer kërkesën e qeverisë shqiptare për të paktën pesë dosje dhe nuk ka pranuar versionin e saj për kompensimin duke sjellë shumë pranë një kolaps fiskal.

Përgjysmohet fondi për pronarët

Postuar në 03 Nëntor, 2016 09:57

Fatura financiare e kompensimit për të gjitha pronat në territorin shqiptar do të ulet mesatarisht me 50 për qind sipas një  një analize që ka bërë Ministria e Financave, paralelisht me hartimin e projektbuxhetit dhe projeksioneve për kompensimin përfundimtar të pronarëve brenda 10 viteve.

Sipas kësaj llogaritje zbatimi i formulës së re për kompensimin e ish-pronarëve, ka ulur faturën në 410 miliardë lekë, nga 800 miliardë që është vlera e tyre sot, e llogaritur nga Agjencia e Trajtimit të Pronave-shkruan Shekulli.

67 HEC-et në parqet kombëtare, një variant kompesimi në zona të tjera

Postuar në 11 Prill, 2016 19:14

Sipas Agjencisë për Zonat e Mbrojtura, janë 67 leje të dhëna për hidrocentrale në zona të mbrojtura me ligj, ndërtimi i të cilave mund të dëmtojnë mjedisin apo parqet kombëtare. Duke sjellë si shembull 3 leje konçesionare të dhëna më Parkun Kombëtartë Valbonës, kreu i Agjencisë se Zonave te Mbrojtura, Zamir Dedej, ne një intervistë për Vizion Plus, thotë se shteti e ka të vështirë të kontrollojë sasinë e ujit që mund të devijohet në këto hodrocentrale. "Ne deri tani na rezultojnë 67 HEC-e të dhëna si leje, nga të cilat 44 akoma nuk kanë filluar, 22 janë në proces.

Bllokohet kthimi dhe kompensimi i pronave

Postuar në 13 Mars, 2016 16:34

Procesi i Kthimit dhe kompensimit të pronës aktualisht është bllokuar. Qeveria deklaroi se do të niste zbatimin e ligjit të ri të pronave përpara se Këshilli i Evropës të shprehej zyrtarisht mbi të dhe para se Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg të merrte në shqyrtim dosjet e shumta të pronarëve, që janë depozituar në vite. Kreu i Agjencisë së Trajtimit të Pronës, siç quhet aktualisht AKKP, Sonila Qato, tha në dhjetor se ligji do të hynte në fuqi menjëherë pas publikimit në Fletoren Zyrtare.

Pronat, Vrima e zezë që po i përthith të gjithë

Postuar në 21 Dhjetor, 2015 09:34

Ligji i ri për Trajtimin e Pronës, në themel të të cilit kompensimi vlerësohet me çmimin e shpronësimit të vitit 1944 plus një indeksim të vlerës në vite, pritet të çlirojë buxhetin e shtetit nga fatura e lartë, por nga ana tjetër ul me shume se 7 herë vlerën e kompensimit për ish-pronarët. Avokatura e Shtetit jep alarmin se kostoja në buxhet e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut për vendimet në proces arriti në 600 mln euro.

Subscribe to RSS - kompesimi