Përgjysmohet fondi për pronarët
Fatura financiare e kompensimit për të gjitha pronat në territorin shqiptar do të ulet mesatarisht me 50 për qind sipas një një analize që ka bërë Ministria e Financave, paralelisht me hartimin e projektbuxhetit dhe projeksioneve për kompensimin përfundimtar të pronarëve brenda 10 viteve.
Sipas kësaj llogaritje zbatimi i formulës së re për kompensimin e ish-pronarëve, ka ulur faturën në 410 miliardë lekë, nga 800 miliardë që është vlera e tyre sot, e llogaritur nga Agjencia e Trajtimit të Pronave-shkruan Shekulli.
Peshën më të madhe të uljes së faturës e mban grupi i vendimeve të kompensimit, të cilat sipas metodologjisë janë “me ndryshim zëri kadastral” 25 për qind në krahasim nga zëri kadastral në kohën e shpronësimit.
Kompensimi për ish-pronarët për tokën truall, sipas zërit kadastral të vitit 1945 dhe hartës së vlerës së tokës që është në fuqi, do të kryhet me pará. Kështu të gjitha vendimet përfundimtare, të vlerësuara financiarisht si tokë truall, përfitojnë kompensim financiar nga fondi financiar i kompensimit, deri në masën 50 milionë lekë sipas ligjit nr.133/2015, dhe pjesa e mbetur nga vlerësimi i vendimit përfundimtar kompensohet fizikisht, nga fondi i tokës.
Fondi fizik, i cili është në administrim të ATP-së, është 100 miliardë lekë (fondi i tokës bujqësore 37 miliardë lekë, fondi pyjor 60 miliardë lekë, fondi i objekteve 3 miliardë lekë). Me qëllim shtimin e burimeve financiare për fondin financiar të kompensimit, ATP realizon ankande për shitjen e pronave, pjesë e fondit të tokës. Pra minimalisht, fondi për 10 vjet do të jetë 150 miliardë lekë.
Comments
Obobo!
Po keta dy palluqet, kujt ia kane futur qe zgerdhihen keshtu?
Add new comment