Strasburgu nuk pranon "formulën" e qeverisë për pronat

Postuar në 15 Shkurt, 2017 10:40

Qeveria shqiptare rrezikon të paguajë një faturë të kripur për kompensimin e 82 dosjeve për kompensim prone në Gjykatën Strasburgut. Myrshit Vorpsi nga Shoqata Pronësi me Drejtësi pohoi se Gjykata e të Drejtave të Njeriut nuk ka pranuar kërkesën e qeverisë shqiptare për të kompensuar dosjet në proces në bazë të zërit kadastral 1944, ku toka truall kompensohet si tokë bujqësore. Gjykata ka kthyer kërkesën e qeverisë shqiptare për të paktën pesë dosje dhe nuk ka pranuar versionin e saj për kompensimin duke sjellë shumë pranë një kolaps fiskal. Vlera e 82 dosjeve që po trajtohen është mbi 550 milionë euro, një faturë kjo e papërballueshme për arkën e shtetit, shkruan Monitor. Duke pasur parasysh faktin se në kohën e konfiskimit ngastra e tokës kishte qenë bujqësore, Qeveria propozoi që çmimi i referencës për tokën bujqësore dhe në bazë të hartave të vlerësimit të vitit 2014 qe duhet të zbatohet, vlera e tokës është 230 lekë për metër katror.

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

Strasburgu do vazhdoje te mbaje gjithnje keto qendrime sepse udhehiqet thjesht nga parimi "toka eshte e te zotit!". Ndersa qeverite shqiptare do vazhdojne gjithnje e gjithnje duke shpikur formula te reja e te vjetra, po qe te gjitha kane nje emerues te perbashket; "te mos e kthejme pronen tek i zoti"!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.