67 HEC-et në parqet kombëtare, një variant kompesimi në zona të tjera

Postuar në 11 Prill, 2016 19:14

Sipas Agjencisë për Zonat e Mbrojtura, janë 67 leje të dhëna për hidrocentrale në zona të mbrojtura me ligj, ndërtimi i të cilave mund të dëmtojnë mjedisin apo parqet kombëtare. Duke sjellë si shembull 3 leje konçesionare të dhëna më Parkun Kombëtartë Valbonës, kreu i Agjencisë se Zonave te Mbrojtura, Zamir Dedej, ne një intervistë për Vizion Plus, thotë se shteti e ka të vështirë të kontrollojë sasinë e ujit që mund të devijohet në këto hodrocentrale. "Ne deri tani na rezultojnë 67 HEC-e të dhëna si leje, nga të cilat 44 akoma nuk kanë filluar, 22 janë në proces. Ka një kuotë që mesa di unë është e detyrueshme që ata ta lejojnë të rrjedhi, do të jetë gjithmonë një objekt dyshimi dhe risku dhe duke qenë në zona të thella do jetë e vështirë ta masim dhe këto janë risqet"- thekson Dedej. Këto koncesione janë te miratuara ne Parlament dhe anulimi i tyre duket i vështire, për te mos thënë i pamundur. Ndaj Dedej thotë qe i takon qeverise te gjeje një forme kompensimi për kompanitë. Agjencia për zonat e mbrojtura është duket bere nje inventar për HEC-et e dhena ne Parqet Kombëtare. Raporti do i dërgohet qeverise. Kjo e fundit do te vendose se çfarë do te beje me to.
http://vizionplus.al/hidrocentralet-mbi-valbone/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.