Hiqen dëmshpërblimet për trashëgimtarët e ish-të përndjekurve
Ashtu siç veproi me ligjin e promave, qeveria po shkon drejt heqjes së trajtimit financiar për kategorinë e ish-të përndjekurve që nuk janë gjallë.
Ministri i Financave tha në një konferencë për mediat se qeveria është duke diskutuar mënyrën se si do të shpërndajë këstet për trashëgimtarët e ish-të përndjekurve politikë, nëse duhet të përfitojnë pasardhësit e atyre që kanë vuajtur në sistemin e kaluar diktatorial, por nuk janë gjallë.
“Qeveria ka një këndvështrim të ri që do t’ia paraqesë parlamentit, për përfituesit, trashëgimtarët. Përfitojnë vetëm trashëgimtarët e rreshtit të parë, apo nuk përfitojnë trashëgimtarët. Si dhe te veteranët e luftës, tek këta nuk përfiton më asnjë trashëgimtar”- deklaroi Ahmetaj.
Edhe në këtë rast qeveria e majtë ka vepruar me të njëjtin parim, duke mdryshuar rregullat e kompesimit me vendime apo ligje që synojnë të resuktojnë faturën financiare për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve. apo pronarëve.
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se Fondi për Dëmshpërblimin e Trashëgimtarëve të ish-të përndjekurve ka ngrirë deri në momentin që do të vendoset se kush do të përfitojë.
“Për përfituesit trashëgimtarë kanë ngrirë deri në një momentin kur ne të kemi të qartë politikën"- shtoi Ahmetaj.
Në të njëjtën mënyrë u ndryshua para pak kohësh edhe ligji për trajtimin e kompesimit dhe kthimit të pronës, duke ulur me ndjeshëm kompesimin financiar për pronat e shtetëzuara apo duke i klasifikuar ato me statusin e vitit 1945.
Add new comment