Rekomandim

Biletë rekomandimi nga BE, por duhet bindur Këshilli

Postuar në 17 Prill, 2018 16:55

Shqipëria mori më në fund rekomandimin pa kushte të Komisionit për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, një vendim me rëndësi simbolike për momentin pasi procesi do të duhet të marrë miratimin e vendeve anëtare në mënyrë që Shqipëria të hedhë hapin e radhës. Bonusi politik i shkon qeverisë që tashmë ka një argument më shumë për të thënë se po udhëheq vendin në drejtimin e duhur për aq kohë sa ka plotësuar prioritetet e integrimit.

Avokati i Popullit, KQZ-së: Shfuqizoni vendimin për kasetat e partive

Postuar në 04 Maj, 2017 12:59

Avokati i Popullit, Igli Totozani në një rekomandim drejtuar Kryetarit të KQZ-së Denar Biba i kërkon shpalljen e pavlefshmërisë absolute të vendimit të KQZ-së që detyron mediat të transmetojnë “materialet e vëna në dispozicion nga subjektet zgjedhore gjatë fushatës”. Sipas Avokatit të Popullit,  dispozitivi i vendimit në fjalë, përbën në mënyrë të qartë ndërhyrje të KQZ-së në lirinë e shprehjes që medias i garantohet me Kushtetutë, duke e kufizuar atë rast pas rasti me anë të vendimmarrjes me karakter administrativ.

Pa supriza progres-raporti, rekomandim me kushte për hapjen e negociatave. Korrupsioni, problem serioz

Postuar në 09 Nëntor, 2016 12:30

Komisioni Europian do t'i bëjë Këshillit të Ministrave të BE-së në mbledhjen e muajit dhjetor hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, nëse Shqipëria do të bëjë progres me reformën në drejtësi dhe veçanërisht me zbatimin e ligjit të Vettingut për pastrimim e sistemit nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Përmbledhja e progres raportit për Shqipërinë u lexua snë Bruksel nga komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn.

Autoriteti i Konkurrencës kërkon liberalizmin e tregut të kasave fiskale

Postuar në 09 Shkurt, 2016 10:10

Autoriteti i Konkurrencës pas shqyrtimit të raportit të monitorimit në tregun e shërbimit të pajisjeve fiskale i ka rekomanduar qeverisë të liberalizojë kriteret për marrjen e autorizimit në mënyrë që të futen ne treg edhe kompani të reja.
Në tregun e kasave fiskale nuk ka pengesa ligjore për hyrjen në treg, vëren konkurrenca, pasi ndërmarrjet të cilat përmbushin kriteret e nevojshme dhe zotërojnë kapitalin e nevojshëm janë të lira të hyjnë në treg, por pengesa ka të bëjë me qarkullimin vjetor dhe garancinë bankare.

Rekomandim partie edhe për t’u punësuar si bojaxhi..

Postuar në 16 Nëntor, 2015 09:23

“Përshëndetje! Jam. A…. nga Struktura Rajonale e Partise Socialiste. Ju bëj me dije se në Spitalin rajonal të Vlorës është shpall vakant pozicioni bojaxhi. Duhet të ketë përfunduar shkollën e mesme dhe të ketë eksperiencë pune. Jeni të lutur të jepni propozimet  së bashku me numrin e kontaktit brenda ditës së nesërme. Ju uroj një mbrëmje të këndshme”.

Subscribe to RSS - Rekomandim