Autoriteti i Konkurrencës kërkon liberalizmin e tregut të kasave fiskale
Autoriteti i Konkurrencës pas shqyrtimit të raportit të monitorimit në tregun e shërbimit të pajisjeve fiskale i ka rekomanduar qeverisë të liberalizojë kriteret për marrjen e autorizimit në mënyrë që të futen ne treg edhe kompani të reja.
Në tregun e kasave fiskale nuk ka pengesa ligjore për hyrjen në treg, vëren konkurrenca, pasi ndërmarrjet të cilat përmbushin kriteret e nevojshme dhe zotërojnë kapitalin e nevojshëm janë të lira të hyjnë në treg, por pengesa ka të bëjë me qarkullimin vjetor dhe garancinë bankare.
Referuar kritereve të kërkuara për të aplikuar dhe për t’u pajisur me autorizim, kërkohet që ndërmarrja të ketë një qarkullimin vjetor për 3 (tri) vitet e fundit në total, i cili nuk duhet të jetë më i vogël se 10 milionë euro ose ekuivalente.
Gjithashtu, për t’u pajisur me autorizim, ndërmarrjes i kërkohet të depozitojnë një garanci bankare, në vlerën prej 500 000 (pesëqind mijë) $, në llogari të Ministrisë së Financave.
Autoriteti i Konkurrencës këshillon se eliminimi i këtyre barrierave do të rriste konkurrencës midis ndërmarrjeve” këshillon Autoriteti i Konkurencës.
Si rrjedhojë, Komisioni i rekomandom qeverisë të rishikojë barrierat ekonomike përsa i përket qarkullimit vjetor prej 10 milionë EURO për 3 (tre) vjet dhe garancisë bankare prej 500 000 (pesëqind mijë) dollarë raporton Monitor.
Add new comment