Pa supriza progres-raporti, rekomandim me kushte për hapjen e negociatave. Korrupsioni, problem serioz

Postuar në 09 Nëntor, 2016 12:30

Komisioni Europian do t'i bëjë Këshillit të Ministrave të BE-së në mbledhjen e muajit dhjetor hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, nëse Shqipëria do të bëjë progres me reformën në drejtësi dhe veçanërisht me zbatimin e ligjit të Vettingut për pastrimim e sistemit nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Përmbledhja e progres raportit për Shqipërinë u lexua snë Bruksel nga komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn. "Nën dritën e progresit të lartpërmendur në përmbushjen e prioriteteve kyçe, për të cilat puna duhet vazhduar, dhe në varësi të progresit të besueshëm dhe të prekshëm me reformën në drejtësi, në veçanti ri vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve (vetting) Komisioni rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë"-deklaroi Hahn
Megjithatë progres-raporti thotë se "Korrupsioni mbetet mbizotërues në shumë fusha dhe vazhdon të jetë një problem serioz. Hetimet financiare ndaj grupeve të organizatave kriminale nuk përdoren sistematikisht dhe në mënyrë efikase. Historiku i ngrirjes apo konfiskimit të pasurive të vëna ilegalisht mbetet shumë i varfër”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.