progres raporti
Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë
Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e negociatave për anëtarësim në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Njoftimi është dhënë nga Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn gjatë konferencës për shtyp gjatë së cilës prezantoi Progres Raportin për të dyja vendet.
Progres Raporti 2016 i BE/ Ilir Meta, ndër “faktorët kryesorë” të ngërçit të integrimit
Nëse do të lexojmë me vëmendje Progres-Raportet e Bashkimit Evropian kuptohet menjëherë se ku qëndrojnë problematikat që duhet të zgjidhë Shqipëria për të përparuar në rrugën e integrimit. Mediat-fason tradicionale mjaftohen duke “transportuar” fjalët e politikanëve tanë, gjatë takimeve me zyrtarë të Bashkimit Evropian, dhe duke e marrë përmbajtjen e tyre të përgjithshme si përparim të Shqipërisë në rrugëtimin Evropian.
Çfarë fshehu qeveria/BE, Progres-Raporti 2016: Papunësia tek të rinjtë, në nivel rekord
Mazhoranca dhe opozita i kanë hapur njëra tjetrës një luftë retorike për të interpretuar në favor të tyre ato që i perceptojnë si “arritje të tyre” në raportet e Bashkimit Evropian për Shqipërinë.
Di gjë LSI?/ Progres-Raporti 2016, BE: Në Shqipëri mbetjet ruhen e hidhen jashtë standardeve
Progres-Raporti i Bashkimit Evropian për Shqipërinë i vitit 2016, nuk ka qenë pozitiv për sa i përket menaxhimit të mbetjeve. Edhe pse me një ton më të zbutur, Bashkimi Evropian ne Progres-Raportin 2016 për Shqipërinë ka ngritur pothuajse të njëjtin shqetësim që ka filluar që nga progres-raporti i vitit 2013, e në vazhdim. Sipas progres-raportit më të fundit thuhet se “ruajtja, hedhja dhe asgjësimi i mbetjeve vazhdon të jetë kryesisht në mospërputhje me standardet e mbrojtjes së mjedisit”.
Ç'thotë progres raporti për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi? Teksti, asnjë referencë për çështjen çame
Në klimën e një debati sa politik edhe mediatik mbi marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe dilemës nëse Bashkimi Evropian ka njohur ose jo çështjen çame pas intepretimive që lindën nga deklarata e komisionerit Hahn, vlen të shihet edhe paragrafi për marrëdhëniet mes Shëipërisë e Greqisë në tekstin e progres raportit për Shqipërinë që iu dorëzua një ditë më parë autoriteteve shqiptare. Komisioni Europian nuk përmend asnjë referncë lidhur me çështjen çame, por vlerëson vullnetin pozitiv për marrëdhënie të mira mes dy vendeve dhe bashkëpunimin sidomos për çështjen e krizës së emigrantëve.
Pa supriza progres-raporti, rekomandim me kushte për hapjen e negociatave. Korrupsioni, problem serioz
Komisioni Europian do t'i bëjë Këshillit të Ministrave të BE-së në mbledhjen e muajit dhjetor hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, nëse Shqipëria do të bëjë progres me reformën në drejtësi dhe veçanërisht me zbatimin e ligjit të Vettingut për pastrimim e sistemit nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Përmbledhja e progres raportit për Shqipërinë u lexua snë Bruksel nga komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn.
Progres raporti do të jetë pozitiv, por negocatat vitin tjetër
Para disa ditësh ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, deklaronte në media, se qeveria shqiptare priste një progres raport pozitiv nga Komisioni Europian. Sot, raportuesi i PE-së për Shqipërinë, Kurt Fleckenstein, thotë për “Top-Channel” se shqiptarët nuk duhet të presin shumë nga raporti. “Unë do ju thoja mos prisni shumë. Kësaj radhe do të përmendet vetëm se ku ka patur progres, sigurisht, për 5 prioritetet kyçe ka patur progres, dhe se cilat janë hapat e radhës për t'u marrë, që ju i dini më mirë se Komisioni.