Ç'thotë progres raporti për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi? Teksti, asnjë referencë për çështjen çame
Në klimën e një debati sa politik edhe mediatik mbi marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe dilemës nëse Bashkimi Evropian ka njohur ose jo çështjen çame pas intepretimive që lindën nga deklarata e komisionerit Hahn, vlen të shihet edhe paragrafi për marrëdhëniet mes Shëipërisë e Greqisë në tekstin e progres raportit për Shqipërinë që iu dorëzua një ditë më parë autoriteteve shqiptare. Komisioni Europian nuk përmend asnjë referncë lidhur me çështjen çame, por vlerëson vullnetin pozitiv për marrëdhënie të mira mes dy vendeve dhe bashkëpunimin sidomos për çështjen e krizës së emigrantëve.
"Marrëdhëniet me Greqinë mbeten përgjithësisht pozitive me vizita të shpeshta të nivelit të lartë. Bashkëpunimi në çështjet e emigracionit është forcuar, përfshirë edhe atë në nivel ekonomik për t'i dhënë përgjigje krizës së emigrantëve me takime trepalëshe mes Greqisë-Shqipërisë dhe Italisë. Me rastin e 25 vjetorit të nënshkrimit të traktatit të miqësisë mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe vizitën e ministrit të jashtëm grek në Tiranë dy vendet diskutuan mbi krijimin e një mekanizmi të ri për zgjidhur çështjet e mbetura pezull në marrëdhëniet dypalëshe".- thuhet në raport.
Teksti duket se nuk kënaq asnjë nga palët, pasi nuk përmendet as minoriteti grek por edhe as çështja çame në linjën e deklaratave të Komisionerit Hahn.
Add new comment