Rekomandim partie edhe për t’u punësuar si bojaxhi..
“Përshëndetje! Jam. A…. nga Struktura Rajonale e Partise Socialiste. Ju bëj me dije se në Spitalin rajonal të Vlorës është shpall vakant pozicioni bojaxhi. Duhet të ketë përfunduar shkollën e mesme dhe të ketë eksperiencë pune. Jeni të lutur të jepni propozimet së bashku me numrin e kontaktit brenda ditës së nesërme. Ju uroj një mbrëmje të këndshme”.
Ky ka qenë mesazhi që u ka mbërritur deputetëve të Qarkut të Vlorës nga sekretarja e Strukturave Rajonale të Partisë Socialiste në këtë qark. Gazeta “Shqip” ka publikuar sot përmbajtjen e këtij mesazhi që ndiqet si praktikë punë në zyrat rajonale të Partisë Socialiste. Këto struktura janë ngritur pas ndarjes së bazës në 6 rajone, ku për rajonin e jugut, Vlorë Gjirokastër kordinator është deputeti Kocco Kokëdhima. Mesazhi u kërkon deputetëve që për vendin vacant bojaxhi në spitalin e Vlorës të propozojnë emra brenda një afati të caktuar.
Kuptohet se çdo post i lirë në çdo institucion publik, qoftë ky i rangut më të ulët kontrollohet nga strukturat partiake. Personat që duhet të përfshihen në administratën publike duhet të gëzojnë mbështetjen e deputetëve të qarkut dhe të marrin rekomandimin e tyre për të filluar punë edhe kur bëhet fjalë për bojaxhi apo pastruese
Comments
U ringjallen Komitetet e
U ringjallen Komitetet e Partise se Rrethit. Rrote Partia e Punes se Shqiperise!
Add new comment