punesim
Rekomandim partie edhe për t’u punësuar si bojaxhi..
“Përshëndetje! Jam. A…. nga Struktura Rajonale e Partise Socialiste. Ju bëj me dije se në Spitalin rajonal të Vlorës është shpall vakant pozicioni bojaxhi. Duhet të ketë përfunduar shkollën e mesme dhe të ketë eksperiencë pune. Jeni të lutur të jepni propozimet së bashku me numrin e kontaktit brenda ditës së nesërme. Ju uroj një mbrëmje të këndshme”.
Emergjenca e imigracionit? Është Gënjeshtër
U bënë muaj tashmë që Gjermania ankohet dhe paralajmëron për emergjencën e imigracionit. Dhe ndonëse vala migratore në masë është nga zonat e luftës, Berlini zyrtar flet për rikthim të regjimit të vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor. E pashpjegueshme është se për cilat aryse po kërcënohet të penalizohen vende që përfaqësojnë një pikë në ujë, në “oqeanin” e lëvizjeve migratore. Berlini ka folur për imigracion të organizuar, me kriterin e profesioneve, por nëse u besojmë shifrave që sillen nga Komisioni Europian, shqetësimi që po pompohet me kaq forcë është thjesht Gënjeshtër.
Punësim në Gjermani kush ka këto profesione
Ata shqiptarë që duan të ikin në Gjermani do të duhet të jenë të aftë profesionalisht. “Tregu gjerman ka nevojë për një sërë profesionistësh, por personat që kanë shkuar me një procedurë azilkërkimi ia kanë hequr vetes mundësinë e punësimit”, tha Hoffman. Profesionet që kërkohen janë:
§ Inxhinier mekatronik
§ Ekspert i sistemeve mekatronike
§ Mekatronik bachelor
§ Teknik mekatronik
§ Inxhinier elektronik
§ Inxhinier i industrise elektronike
§ Inxhinier në Teknologji industriale
§ Inxhinier ndërlidhës
Lajm punësimi/ Greqia punëson 600 barinj
Në kulmin e debatit për azilkërkuesit shqiptarë që po tentojnë të gjejnë mundësi punësimi në Europë dhe refuzimit që po hasin nga vende si Gjermania apo Belgjika, Greqia hap dyert për 600 barinj nga Shqipëria, të cilët do të pajisen me leje të rregullt punësimi dhe nuk do të kenë asnjë kokëçarje nga policia. Vendimi erdhi pas krizës që po kalon sektori i blegtorisë kryesisht në zonën e Epirit, ku ka një mungesë të theksuar barinjsh. Kërkesat e grekëve që zotërojnë bagëti në zonën e Epirit janë për barinj nga Shqipëria, pasi sipas tyre e njohin mirë zanatin dhe janë afër vendit të tyre.