Biletë rekomandimi nga BE, por duhet bindur Këshilli
Shqipëria mori më në fund rekomandimin pa kushte të Komisionit për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, një vendim me rëndësi simbolike për momentin pasi procesi do të duhet të marrë miratimin e vendeve anëtare në mënyrë që Shqipëria të hedhë hapin e radhës. Bonusi politik i shkon qeverisë që tashmë ka një argument më shumë për të thënë se po udhëheq vendin në drejtimin e duhur për aq kohë sa ka plotësuar prioritetet e integrimit.
Në aspektin praktik dhe atë demokratik ky vendim nuk pritet të ketë ndonjë efekt të dukshëm, pasi ashtu sicc tha shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federika Mogherini qëllimi është inkurajimi për thellimin e reformave.
“Kemi vënë re se rezultatet po vijnë dhe mesazhet që ne po përcjellim sot është se vendimi është inkurajim për këto vende që të vijojnë me reformat. Thellimi i reformave do të jetë thelbësore. Ne pranojmë se rekomandimet janë ndjekur. I takon shtetet anëtarë për të vlerësuar progresin e bërë dhe të marrin vendimin. Nuk i takon komisionit të bindë Këshillin Europian sepse jemi dy organizma institucionale të veçanta” - deklaroi Megherini.
Mbetet për t'u parë nëse ky rekomandim do të ketë edhe aprovimin unanim të 28 vendeve anëtare të BE-se, të cilat jo pak herë kanë shprehur rezerva për situatën me krimin dhe korrupsionin në Shqipëri apo marrdhëniet me fqinjët.
Add new comment