nato
Rutte: Nuk ka diskutime për anëtarësimin e Ukrainës në NATO
NATO nuk ka në diskutim ndonjë ftesë anëtarësimi për Ukrainën. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në një konferencë për shtyp përpara takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s, deklaroi se e vetmja çështje që po diskutohet lidhur me Ukrainën është furnizmi me armë.
"NATO duhet të fokusohet në rregullimin e Evropës"
Gjenerali Philip Breedlove thotë se NATO duhet të shqyrtojë dobësitë e saj dhe të rindërtojë sektorin e prodhimit për të qenë gati për të përballuar sfidat e shumëanshme që do të dalin. Në një intervistë për greken Kathimerini, veterani Breedlove, i cili është aktualisht profesor i shquar në Institutin e Teknologjisë së Xhorxhias, thekson se pavarësisht sfidave që paraqiten në rajone të ndryshme, NATO duhet të fokusohet në rregullimin e Evropës.
Një mesazh Perëndimit
Samiti i BRICS i kësaj jave në Kazan, Rusi, shpërfaqi një pjesëmarrës të ri: Turqinë. Një zyrtar i Kremlinit zbuloi muajin e kaluar se Ankaraja kishte aplikuar për t'u bashkuar me grupin, pasi ka shprehur interesin disa herë gjatë viteve të fundit. Një zëdhënës i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan pranoi më pas se "ka një proces në zhvillim e sipër".
Modeli sovjeto-finlandez si zgjidhje e konfliktit Rusi-Ukrainë
Një mënyrë për të zgjidhur konfliktin Rusi-Ukrainë, sipas ish-shefit të NATO-s, është lëshimi nga Kievi i një pjese të territorit të vendit. Në intervistën e parë pasi la detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, është shprehur se Ukraina mund të detyrohet të rinegociojë duke e parë rivendosjen e kufijve të vitit 1991 si një parakusht për çdo marrëveshje paqeje.
Japonia propozon NATO-n aziatike
Shigeru Ishiba, kryeministri i ri i Japonisë, ka propozuar krijimin e një "NATO-je aziatike" dhe ka hedhur idenë e ndarjes së aseteve bërthamore të SHBA-së në rajonin.
Pak ditë para se Ishiba të merrte detyrën, instituti i të djathtës, Hudson Institute, publikoi një përkthim të qëndrimit të tij për të ardhmen e politikës së jashtme të Japonisë.
“Duhet të mbrojmë edhe Arktikun nga NATO”
Rusia do të mbrojë interesat e saj në Arktik kundër ambicieve ekspansioniste të NATO-s që shtrihen shumë përtej Evropës dhe Atlantikut.
Ministri i Jashtëm, Sergej Lavrov, thotë se ndërsa të gjithë anëtarët e Këshillit Arktik pretendojnë se nuk ka asnjë problem të vetëm në rajon që do të kërkonte një prani ushtarake atje, në realitet situata është ndryshe.
Stoltenberg: 2%-shi nuk mjafton më
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s në largim, Jens Stoltenberg, në fjalimin e tij të fundit si numri një i Aleancës, në Fondin Marshall Gjerman në Bruksel, kërkoi rritjen e kontributit të shteteve anëtare në NATO.
NATO nuk bëhet palë konflikti nëse Perëndimi autorizon Kievin të godasë Rusinë
NATO nuk do të bëhet palë në konfliktin ukrainas nëse shtetet e saj anëtare autorizojnë Kievin të godasë territorin rus me armë të prodhimit perëndimor, thotë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një intervistë për Foreign Policy.
“Nuk është e saktë ajo që thotë presidenti Putin për përfshirjen tonë në konflikt”, pohoi Stoltenberg.
Ai shtoi gjithashtu se NATO nuk e konsideron Iranin dhe Korenë e Veriut palë në konflikt mbi ndihmën e supozuar ushtarake për Moskën.
Kthesa e Zvicrës: neutrale por në marrëveshje me NATO-n
Zvicra duket se do të braktisë neutralitetin, për t’i hapur rrugë bashkëpunimit me NATO-n. Kjo kthesë është lëvizja që propozohet nga një grup ekspertësh, të konsultuar nga presidentja zvicerane, Viola Amherd.
Një raport i hartuar nga një komision ekspertësh, të cilit i referohet gazeta Blick, dhe do t'i paraqitet me 29 gusht Departamentit Federal të Mbrojtjes, flet për "impulse për politikën e sigurisë në vitet e ardhshme".
Mediat publikojnë detaje të planit operativ: Gjermania, korridor për 800 mijë trupa të NATO-s
Ministria gjermane e Mbrojtjes ka hartuar plane emergjence për një konflikt të mundshëm ushtarak me Rusinë, kanë raportuar Der Spiegel dhe Bild. Dokumenti thuhet se parashikon që Gjermania të shërbejë si shtet tranzit për trupat e NATO-s, ndërsa popullata dhe shërbimet civile mund të asistojnë personelin ushtarak të huaj.
Muajin e kaluar, qeveria gjermane përditësoi zyrtarisht udhëzimet e saj të kohës së luftës për herë të parë që nga viti 1989, të cilat tani përfshijnë masa të tilla si rekrutimi i detyrueshëm dhe detyrimi i prodhuesve për të prodhuar mallra lufte.