nato

Parapritë qëndrimeve anti-NATO të Trump. Starmer jep 'ok' për pakt sigurie me BE-në

Postuar në 11 Korrik, 2024 18:10

Kryeministri i ri britanik Keir Starmer ka debutuar me dy deklarata të rëndësishme në skenën ndërkombëtare. Në kuadër të samitit të NATO-s në SHBA, Starmer ka deklaruar se Ukraina mund të përdorë raketat britanike për të goditur në thellësi të territorit rus, një qëndrim i guximshëm krahasuar me kujdesin konvencional ndaj Kremlinit.

“Shumë të korruptuar për të qenë në NATO”

Postuar në 03 Korrik, 2024 13:25

NATO dëshiron që Ukraina të bëjë më shumë përpjekje për të goditur korrupsionin endemik si kusht për çdo përparim drejt anëtarësimit në bllok, raportoi të martën Daily Telegraph, duke cituar burime.

Sipas gazetës britanike, shqetësimet se Ukraina është "shumë e korruptuar" për t'u bërë një anëtare e plotë e NATO-s do të theksohen në komunikatën në samitin e bllokut në Uashington më 9-11 korrik.

Hungaria nuk do të përfshihet në misionin e NATO-s në Ukrainë

Postuar në 14 Qershor, 2024 10:41

Hungaria nuk do të marrë pjesë në misionin e NATO-s në Ukrainë, por nuk do të pengojë as themelimin e saj nga vendet e tjera të aleancës, tha kryeministri hungarez Viktor Orban për Radion Kossuth.

Ai kujtoi se gjatë bisedimeve në Budapest më 12 qershor, Hungaria mori garanci nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg se pjesëmarrja e anëtarëve të aleancës në operacionet ushtarake jashtë territorit të tyre, përfshirë në Ukrainë, është vetëm në baza vullnetare.

Projekti i Kushner në Beograd, tradhti ndaj Amerikës!

Postuar në 12 Qershor, 2024 15:21

Gjenerali në pension, Wesley Clark, e cilëson tradhti ndaj Amerikës projektin e Jared Kushner për të ndërtuar një kompleks të ri në qendër të Beogradit.

Projekti i dhëndrit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, është pjesë e një prej tre investimeve të mëdha të kompanisë së tij “Affinity Partners” në zhvillimin e pronave në Ballkan. Dy të tjerat janë në Shqipëri: në Sazan dhe Zvërnec.

Për Bansjkën edhe NATO ngre supet

Postuar në 19 Maj, 2024 15:27

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, ambasadorja e SHBA në NATO Juliane Smith, ka dhënë vetëm një mesazh që mesa duket lidhet me zgjedhjet presidenciale në atë vend. ANëtarët e Aleancës duhet të shtojnë buxhetin e tyre të mbrojtjes deri në kuotën 2% mesa duket për të mos lejuar që ky argument të përdoret nga Donald Trump në fushatë. Për të tjerat, administrata Biden nuk ka ndonjë përgjigje. E pyetur për qëndrimet e Serbisë, zonja Smith ka deklaruar se Serbia është një vend sovran të cilës i është kërkuar të deklarohet për hyrjen ose jo në NATO.

Kosovës i ngrihet statusi i përfaqësimit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Postuar në 24 Mars, 2024 16:25

Asambleja Parlamentare e NATO-s ka ngritur statusin e Kosovës në nivelin e anëtarit të asociuar.

Ky është niveli më i lartë i prezencës në Asamble deri në anëtarësim të plotë të Kosovës në NATO. Për shumë vite Kosova kishte statusin e anëtarit vëzhgues. Ky vendim do të formalizohet me votim në Asamblenë parlamentare të NATO-s në sesionin pranveror të Asamblesë, që do të mbahet më 27 maj në Sofje

NATO zgjeron bazën ushtarake në Rumani

Postuar në 20 Mars, 2024 12:05

NATO po zgjeron bazën e saj ushtarake në Konstancë, port strategjik në Detin e Zi, brenda kufijve të Rumanisë. Mediat rumune shkruajnë se puna tashmë ka nisur në bazën ajrore “Mihail Kogalniceanu”, ku kompleksi i ri ushtarak do të mbulojë një sipërfaqe prej 2800 hektarësh. Rreth dhjetë mijë ushtarë të NATO-s dhe familjet e tyre do të mund të jetojnë atje përgjithmonë.

Pa SHBA-të në NATO, BE është e humbur

Postuar në 23 Shkurt, 2024 18:39

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare gjatë administratës Trump, John Bolton, është mes atyre që besojnë në seriozitetin e deklaratës së ish-kreu të Shtëpisë së Bardhë për tërheqjen e SHBA-ve nga NATO. Në një intervistë me greken “Kathimerini”, Bolton kujton se Trump ka ende të njëjtën qëndrim që ka pasur në vitin 2018.

NATO dhe BE nuk mund të vazhdojnë të sillen si në kohë paqeje ​

Postuar në 19 Shkurt, 2024 22:12

 

Një billbord i ngritur së fundmi në Ivangorod, pikërisht përtej kufirit të Estonisë me Rusinë, shkruan: "Granitsy Rossii nigde ne zakanchivayetsya" - Kufijtë e Rusisë janë të pafund.

Kjo nxjerr në pah në mënyrë të përkryer se sa shumë ndryshojnë Evropa dhe Rusia në mentalitetin dhe vlerat e tyre.

Turqia i hap dritën jeshile anëtarësimit të Suedisë në NATO

Postuar në 23 Janar, 2024 22:38

Parlamenti turk ka ratifikuar anëtarësimin e Suedisë në NATO, duke i dhënë fund negociatave 20 mujore mes Ankarasë dhe Stokholmit.

Kandidatura suedeze, e cila tani kërkon vetëm dritën jeshile të Hungarisë, u miratua me një shumicë dërrmuese.

Pages

Subscribe to RSS - nato