Për Bansjkën edhe NATO ngre supet
Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, ambasadorja e SHBA në NATO Juliane Smith, ka dhënë vetëm një mesazh që mesa duket lidhet me zgjedhjet presidenciale në atë vend. ANëtarët e Aleancës duhet të shtojnë buxhetin e tyre të mbrojtjes deri në kuotën 2% mesa duket për të mos lejuar që ky argument të përdoret nga Donald Trump në fushatë. Për të tjerat, administrata Biden nuk ka ndonjë përgjigje. E pyetur për qëndrimet e Serbisë, zonja Smith ka deklaruar se Serbia është një vend sovran të cilës i është kërkuar të deklarohet për hyrjen ose jo në NATO. Për sa i përket Kosovës, zonja Smith ka thënë se “Kosova është një çështje e ndërlikuar sepse 4 anëtarë të NATO-s nuk e njohin”.
Më flagrant është qëndrimi i ambasadores për ngjarjet e Banjskës për të cilën nuk do të kërkohet asnjë përgjegjësi.
Kemi qenë në kontakt të ngushtë me miqtë tanë në Kosovë, teksa kryheshin hetime. Nuk dua të flas për këto hollësi, por kemi bërë thirrje për llogaridhënie. Kemi folur me Serbinë për këtë incident. Dhe, jemi të fokusuar që t’i shtyjmë Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë të angazhohen dhe të bëjnë përparim në dialogun e udhëhequr dhe të ndërmjetësuar nga BE-ja
është shprehur ajo.
Mbi këtë loj diplomacie po çohet përpara i ashtuquajturi dialog për normalizimin e marrëdhënieve.
Comments
Eshte nje maksime
Eshte nje maksime psikologjike: do not bribe kids! Kjo vlen edhe per rastin e Serbise qe po merret me te mire nga BE dhe SHBA. Tani duke patur parasysh qe ky qendrim ka nje arsye te forte, me intrigon megjithate paradoksi me kete maksimen psikologjike. A thua kaq e forte te jete arsyeja sa ta shperfille kete ligj natyror?!
Add new comment