Kosovës i ngrihet statusi i përfaqësimit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s
Asambleja Parlamentare e NATO-s ka ngritur statusin e Kosovës në nivelin e anëtarit të asociuar.
Ky është niveli më i lartë i prezencës në Asamble deri në anëtarësim të plotë të Kosovës në NATO. Për shumë vite Kosova kishte statusin e anëtarit vëzhgues. Ky vendim do të formalizohet me votim në Asamblenë parlamentare të NATO-s në sesionin pranveror të Asamblesë, që do të mbahet më 27 maj në Sofje
është shprehur kreu i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-së, Driton Hyseni. Ndërkohë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci e ka cilësuar vendimin “një hap të madh përpara për sigurinë dhe prosperitetin e Kosovës dhe rajonit”.
Vendimi vjen ndërkohë që nga diplomacia nuk kanë munguar diversionet ndaj Kosovës. Pak ditë më parë, ambasadori amerikan në Beograd, Chris Hill deklaroi se aktualisht “Serbia është më afër NATO-s sesa Kosova”, ndonëse Serbia ruan statusin e shtetit neutral në aspektin ushtarak, por ka marrëdhënie të afërta dhe preferenciale me Rusinë, rivale e Aleancës Perëndimore.
Add new comment